Java e zgjidhjeve pozitive... ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla

25 Prill 2022, 11:50| Përditesimi: 25 Prill 2022, 11:54

  • Share

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 25 Prill deri në 1 Maj) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se pritet të jetë java e Demit, i cili do të ketë mundësi të mëdha në komunikim dhe në anën financiare.

“Kjo javë mund të themi se është javë e favorizuar për shenjën e Demit. Do të kenë mundësi shumë të mira komunikimi të lindurit e kesaj shenje për gjatë kësaj jave si dhe mjaft pozitive do të jetë ana ekonomike-financiare. Ndërsa në anën shpirtërore të palidhurit do të kenë një javë me zhivillime pozitive” tha ai.

Ndërsa theksoi se në përgjithësi do të jetë java e sekreteve të mëdha, prandaj shenjat duhet të tregojnë më shumë kujdes këtë javë:

“Hëna e plotë e datës 16 për një pjesë të shenjave ka sjellë ndryshime problematike, ndaj për gjatë kësaj jave të gjitha shenjat duhet të jenë të kujdesshme në gjërat që duhet të bëjnë. Në rang botëror ndikime shumë të mëdha priten, por do të jetë një javë ku do të kemi zgjidhje pozitive. Rikthehet java e sekreteve të mëdha, për të gjithë ata që do të ndjejnë probleme rreth tyre është mirë që të konsultohen dhe të trakosin në dyert e duhura” tha astrologu Jorgo Pulla.

Parashikimi i yjeve për secilën shenjë:

Dashi

Keni një ndikim shumë pozitiv, sidomos në datën 30 prill, pasi kemi eklipsin e diellit. Eklipsi i diellit dhe hëna e re do të ndikojnë shumë dhe duhet patur kujdes përsa i përket çështjeve madhore, të punës, karrierës dhe vendimeve që do të merrni. Do të ishte mirë që para se të niseni për një udhëtim të largët të rishikoni edhe njëherë dokumentat, kujdes me vonesat. Ju këshillojmë që përgjatë kësaj jave të jeni të kujdesshëm dhe jo të nxituar. Sa i takon çështjeve shpirtërore javë e mirë për ata që janë në një lidhje dhe që dëshirojnë t’a kthejnë lidhjen në serioze. Fillimi i muajit Maj do të jetë fillimi i gjërave të mëdha në kontrata të rëndësishme, pasi muaji Maj është “muaji i inteligjences” dhe përgjatë këtij muaji mund të themi se gabimet nuk do të jenë të tolerueshme.  

Demi

Fati dhe shansi duket se do të trakasin në derë për të gjithë të lindurit e kësaj shenje. Java e fundit e muajit Prill dhe fillim Maji do të sjellin ndryshime të mëdha që kanë të bëjnë me punën aktuale me vendime që do të merrni dhe me çështje ligjore. Kujdes në fushën ekonomike edhe pse 10-ditëshi i tretë është më i favorizuar në komunikim dhe vendimmarrje. Këto ditë do t’ju jepet një mundësi, ndaj nga e Mërkura deri të Premten tregohuni të vëmendshëm. Në lidhje me çështjet shpirtërore bëni kujdes, sidomos në lidhjet me Ujor dhe Luan. Sidomos me Ujor, ju këshillojmë që të përballeni direkt në takim pa ndërhyrjen e palëve të treta. Sa i takon anës ekonomike-financiare është një javë ideale.

Binjakët

Binjaket si shenjë ajri që janë, do të kenë mjaft ndikime gjatë kësaj periudhe, sidomos 10-ditëshi i tretë është shumë i favorizuar në punë dhe kontrata të rëndësishme që do të bëjnë. Në fusha të rëndësishme mund të kemi njerëz të kësaj shenje, ku do të ndjehen ndryshime pozitive në lidhje me karrierën, udhëtime apo kreditime. Për ju që prisni zhvillime nga fusha e biznesit mund të themi se përgjatë kësaj jave mund të ketë realizime pozitive. Për ju që jeni në kërkim të një pune mund të ketë përgjigje në fund të kësaj jave, keni një rruge të hapur për të ardhmen tuaj. Fillimi i muajit Maj do të jetë mjaft i mbarë për ju në këtë aspekt. Në lidhje me një problem familjar që keni patur kohët e fundit mund të marrë zgjidhje gjatë kësaj jave. Nëse do të keni ndonjë takim, është mirë që atë t’a realizoni ditën e Hënë ose të Mërkurë.

Gaforrja

Për të gjithë të lindurit e shenjës së Gaforres është shumë e rëndësishme të dini ku doni të shkoni. Nëse keni një provim këtë javë do të dalë me sukses, nëse keni komunimim apo njohje në rrjetet sociale duket se kjo javë do të sjellë zhvillime pozitive. Goforret e 10-ditëshit të dytë janë me shumë fat, sidomos ata që kanë biznese do të kenë mundësi të mira stabilizimi dhe arritje qëllimesh. Do të keni përfitime në një çështe ligjore e cila do të shkojë në favorin tuaj, e drejta gjithmonë vonon por triumfon. Në çështjet e anës shpirtërore, një lidhje me Ujor dhe me Dem, sidomos me Ujor mos e lini t’ju shkojë dëm. Vazhdimësia dhe stabilizimi ekonomik duket se vazhdon edhe këtë javë, mundësi shumë të mira për të arritur qëllimet tuaja. 

Luani

Ju të shenjës së Luanëve keni një ndikim shumë pozitiv, sidomos në lidhje me udhëtime, me vendime, në lidhje me gjëra që doni të bëni. Keni mundësi shumë të mëdha për të arritur qëllimet tuaja sidomos në çështjet ekonomike, fokusi më i madh do të jetë në ekonomi për ju të shenjës së Luanit. Edhe në anën shpirtërore, një lidhje me probleme që keni pasur me Ujor apo Binjak do të marrë zgjidhje dhe do të shkojë shumë mirë deri në martesë nëse e dëshironi. Kjo javë është ideale për çështjet sentimentale. Në zhvillime të reja që do të keni ju të 10-ditëshit të parë dhe të dytë duhet t’i jepni rëndësi shumë të madhe vazhdimësisë së punës dhe karrierës. Mos lini pas dore detajet, pasi ato shpesh bëjnë diferencën. Kushtojini rëndësi familjes por edhe personave të tretë në jetën tuaj. Një ngritje në detyrë mund të sugjerohet përgjatë kësaj jave.

Virgjëresha

Me ndikimin e gjashtë këndëshit që bën Afërdita me Mërkurin ju jepet një mundësi shumë e mire, por tregohuni të kujdesshëm sidomos në çështje pune. Do të bëhen disa biseda për ju ku paraja mund të jetë në mes, mund të keni diskutime për kontrata pune ndaj bëni kujdes mos u nxitoni, shqyrtoni çdo situatë pasi mund të mos jenë në leverdinë tuaj. Në lidhje me çështjet shpirtërore të palidhurit kanë shanse shumë të mëdha përgjatë kësaj jave. Përsa i përket punës, karrierës, vendimeve të rëndësishme do të kenë vazhdimësinë e duhur, Maji do të jetë një muaj mjaft pozitiv për ju. E rëndësishme është që të dini atë që doni të arrini dhe gjithshka do të jetë në favorin tuaj.

Peshorja

Një kujdes të veçantë do të bëni në punën aktuale, sepse nëse do të keni një përfundim kontrate ose do të bëni një kontratë të re duhet të tregoheni të vëmendshëm, pasi gjërat mund të ndryshojnë jo në favorin tuaj. Në lidhje me cështje shit-blerje është moment shumë i mirë ky. Kjo është një periudhë e rëndësishme dhe vendimtare për ju sidomos për të kuptuar aty ku dëshironi të shkoni. Eshtë shumë e rëndësishme ana shpirtërore, për lidhje që keni patur me probleme apo me pengesa duket se do të jetë javë e zgjidhjeve, pasi hëna e re do të ndikojë shumë si dhe eklipsi diellor do t’i bëjnë gjërat më të lehta. Stabilizimi ekonomik për ju është në rrugë të mbarë.

Akrepi

Akrepët kanë një mundësi përsa i përket kësaj jave në zgjidhje të çështjeve ligjore. Eshtë një mundësi shumë e mirë për të përfituar nga shteti, sidomos me çështje të lëna përgjysmë në të shkuarën, tani ka ardhur momenti për të trokitur dhe për të përfituar, ndikimi planetar është në favorin tuaj. Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Gaforre, me Ujor, me Virgjëreshë sjellin mundësi shumë të mira. Lidhjet që bëhen në këtë periudhë janë lidhje që nuk do të kenë ndarje, pasi ndikohen nga Plutoni, planeti juaj. Ky është një moment mjaft i mirë që duhet shfrytëzuar pasi rradhë ndodh që hëna e re të bashkohet me eklipsin diellor. Kjo periudhë jep mundësi mjaft të mira për vazhdimësinë, jepini kohë zgjidhjeve të problemeve tuaja dhe mos u nxitoni se në fund do të dilni të fituar.

Shigjetari

Java që lamë pas dhe kjo javë mund të themi se ka qenë një javë harxhimesh për ju. Kujdes mos u tregoni shumë dorëshpuar, mund të merrni përsipër një çështje ekstra pune që rrjedhimisht do të jetë një burim të ardhurash dhe një mundësi shumë e mirë për t’a shfrytëzuar. Kudes në vendimet që do të merrni sidomos 10-ditëshi i parë dhe i dytë janë shumë të favorizuar, mundësi të reja në punë dhe karrierë. Fushën sentimentale e keni lënë pak pas dore, ndaj duhet t’i riktheheni normalitetit dhe të jeni më të përkushtuar dhe në këtë fushë.

Bricjapi

Për ju të shenjës së Bricjapit duket se në këtë periudhë nuk po ju realizohen gjërat që dëshironi, por e keni gabim pasi çdo gjë duhet të ndodhë në kohën e duhur. Kjo do të jetë një periudhë shumë e mirë, një histori e vjetër mund të rikthehet dhe të ketë fillime përsëri, ky është momenti i zgjidhjeve shpirtërore. Ju këshillojmë që përgjatë kësaj periudhe të tregoheni të kujdesshëm në lidhje me anën shëndetësore, sidomos nëse dëshironi të rrëzoni kilogramë është momenti ideal për të nisur një regjim dietik. Nisja e një diete është më e përshtatshme kur kemi një hënë të re, pasi mund të ketë më vazhdimësi. Në fushën ekonomike duhet të tregoheni më të kujdesshëm.

Ujori

Për Ujorët duket se fati është me ju, por një gabim i vogël mund të kushtojë të nesërmen. Nëse doni të bëni një blerje prisni dhe pak, duhet të mendoheni dhe konsultoheni mirë. Eklipsi nuk lejon nxitime ndaj tregohuni të kujdesshëm sidomos në blerje apo investime të mëdha. Në përgjithësi për të gjitha shenjat nuk është e këshillueshme blerje në 3 ditët e fundit të muajit si dhe në 3 ditët e para të muajit. Në fushën sentimentale10-ditëshi i parë i Dashit dhe 10-ditëshi i tretë i Ujorit bëjnë një lidhje perfekte me ndikime mjaft pozitive ndërplanetare.

Peshqit

Për Peshqit është shumë e rëndësishme ajo që doni të bëni tani në fushën ekonomike dhe në çështjet e punës. Do t’ju bëhet një ofertë shumë e mirë jashtë, jeni në pritje të një kontrate në Gjermani apo Suedi dhe kjo javë është mjaft pozitive për të arritur aty ku doni. Keni një ndikim shumë të mirë planetar në fushën ekonomike financiare. Për ju që doni të lëvizni nga njëri qytet në tjetrin, apo nga njëri shtet në një shtet tjetër e keni mundësinë për të bërë stabilizimin që keni dëshiruar. Në anën shpirtërore lidhja me Akrep dhe Gaforre është një lidhje mjaft e mirë. Mos u ndikoni nga të tretët, kjo javë është javë marrje vendimesh pozitive dhe mjaft ideale për ju.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?