Java e titullit? Tirana vetëm për fitore me Flamurtarin

18 Korrik 2020, 10:23| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 10:27

  • Share

Kjo mund të jetë java e titullit për Tiranën. Duhet një kombinim rezultatesh por bardheblutë mund të festojnë që këtë fundjavë. Sot në orën 17:45 luhen dy ndeshjet e para të javës së 34-të të Superligës ku Tirana nuk duhet të gabojë ndaj Flamurtarit të rënë një kategori më poshtë. Bardheblutë janë katër pikë larg Kukësit dhe fitorja sot i çon në 7 pikë diferencë.

Atëherë Tirana do të bënte tifo për Vllazninë. Nëse kuqeblutë të dielën mundin Kukësin Tirana do të shpallej kampione e Shqipërisë pas 11 vitesh dy ndeshje nga fundi. Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo në Gjirokastër ku Luftëtari pret Skënderbeun/ Përgatiti Andi Kapxhiu.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?