Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci

Java e sipërmarrjes në Shkodër, projektet e bashkisë për mbështetjen e të rinjve dhe zhvillimet në infrastrukturë

15 Nëntor 2023, 14:27| Përditesimi: 15 Nëntor 2023, 16:55

  • Share

Java e sipërmarrjes ka mbledhur në Shkodër të gjithë aktorët kryesorë të qeverisë shqiptare, institucioneve financuese, bashkisë Shkodër dhe biznesin.  Të pranishmit kanë ndarë vizionin e tyre për zhvillimin e Shkodrës, si qëndër e zhvillimit rajonal të vendit.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci në fjalën e tij, vuri theksin tek investimet që po bëhen në Shkodër por dhe tek mbështetja që për herë të parë bashkia Shkodër do të bejë për sipërmarrjet e reja dhe të rinjtë.

Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka renditur disa prej investimeve që kanë nisur në Shkodër, duke ndarë edhe lajmin e lidhjes së kontratës për lotin e dytë të rrugës së Dukagjinit.

Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj, dhe Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin´Elisa Spiropali, ndanë me të pranishmit vizionin e qeverisë shqiptare për mbështetjen e bizenesit e në mënyrë të vecantë mbështetjen e qeverisë ndaj Shkodrës.

Shkodra është kthyer në vëmendjen e investimeve, si një moment i rëndësishëm për zhvillimet në infrastrukturë, motorr ekonomik nëpërmjet turizmit por edhe projektet që po harton bashkia Shkodër për Urën e Bahçallekut, hyrjen e Shkodrës që është në fazë tendérimi, rrugën e dukagjinit, rrugën Shëngjin – Velipojë dhe rrugën Shirokë – Zogaj ku pritet të nisë puna.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?