Kronikë

Java e Europës, ambasadorët e vendeve të BE nga sheshi 'Skënderbej': Jemi krah Shqipërisë! Kënaqësi që të ndihmojmë në integrimin tuaj

16 Maj 2021, 13:17| Përditesimi: 16 Maj 2021, 16:46

  • Share

Është mbyllur nga sheshi Skënderbej java e parë e Europës, në kuadër të turit të nisur në të gjithë Shqipërinë nga ambasadorët e BE në vendin tonë. Në fjalën e tij përshëndetëse, ambasadori  Luigi Soreca tha nga ‘Sheshi Skënderbej’, se bashkëpunimi Shqipëri-BE do të vijojë për të bërë të mundur mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Ideja ishte që ne në fund të fundit të tregojmë se ne jemi një skuadër BE. Ideja ishte të tregojmë se çfarë ka bërë BE-ja, se çfarë do të bëjë në vijim për Shqipërinë. Në fokusin tonë ishte që të vizitoninm sa më shumë bashki të ishte e mundur. Bashkitë do të bëjnë 70% të punës për të çuar në mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ideja ishte që të vinim dhe të tregonim se ç’kemi bërë pas tërmetit, për shkollat dhe trashëgiminë kulturore. Do të vizitojmë shumë shkolla. Do të restaurohet edhe mozaiku tek ‘Muzeu Kombëtar’, tha Soreca.

Angazhim për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt BE, shprehu në përmbyllje të aktivitetit Java e Europës, Ambasadori Gjerman në Shqipëri Petër Zingraf.

“Ne do të punojmë me ju në sferat politike dhe jo vetëm. Do të jetë kënaqësi që të ndihmojmë në rrugëtimin tuaj”, tha ai.

Ambasadori  i BE dhe përfaqësues të selive të tjera diplomatike në vendin tonë, kanë nisur prej 1 jave turin 21 ditor nga Vermoshi në Konispol për të promovuar investimet e BE në vend dhe për të theksuar se Bashkimi Europian është në krah të shqiptarëve në çdo cep të Shqipërisë.

“Javët e Evropës” është një aktivitet që u zhvillua nga përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri me rastin e 9 Majit që cilësohet si dita e Evropës, ku u shënua fitorja përfundimtare mbi fashizmin dhe përfundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ora 13:26
Soreca ia merr valles së Pogonishtes në sheshin ‘Skënderbej’, shoqërohet nga ambasadorët e tjerë të BE (VIDEO)

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca teksa ka marrë pjesë në një aktivitet në sheshin ‘Skënderbej’ të organizuar në kuadër të përmbylljes së ‘Javës së Europës’, e kemi parë si asnjëherë më parë duke kërcyer vallen e pogonishtes.

Ai është shoqëruar nga ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian në vendin tonë, të cilët si duket kanë zgjedhur të lënë mënjanë protokollin diplomatik dhe të hedhin një valle popullore shqiptare.

Në fillim është Soreca, pas tij shihet ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, ambasadorja e Holandës Guusje Korthals Altes, si dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, të cilët po shijojnë një moment mjaft të bukur në vallen e mbajtur në sheshin Skënderbej.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?