Java e fundit e fushatës, thirrja e Gjergj Lucës: Të votojmë njerëzit e punës, jo ata që duan zgjedhje politike për hallet e tyre

7 Maj 2023, 16:46| Përditesimi: 7 Maj 2023, 16:49

  • Share

Në këtë javë të fundit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, biznesmeni Gjergj Luca ka bërë thirrje që të zgjidhen kandidatët e punës që do të transformojnë qytetet, jo ata që duan të mbyllin hallet e tyre.

Në një postim në Facebook, Luca tregon shprehjen ‘veç ai miku çohet me dorën e tjetrit’ duke thënë se kanë qenë përpjekjet e tij që e kanë bërë të arrijë deri këtu ku është pasi nuk është dorëzuar pavarësisht përplasjeve. Shprehjen e tij e sqaroi me shkrimin “me dorën e tjetrit çohet tempi dhe vrulli, bëhen madje edhe punë të mira”.

“Kjo është java e fundit e fushatës për zgjedhjet lokale dhe kisha dëshirë të ndaja një opinion timin. Gjatë 32 vitesh të rrugëtimit tim, kam pasur përballë vetes 2 kore njerëzish, një kor që më ka motivuar dhe një kor tjetër që më ka bërë mua copë. Pikërisht përplasja e këtyre 2 koreve më ka ngritur adrenalinën dhe pikërisht kjo përplasje më ka bërë që të vrapoj më fort. Si rezultat i të gjithë përpjekjeve të mia, më është vardisur një mendim që e kam kthyer në shprehje që “veç ai miku çohet me dorën e tjetrit.” Ky ka qenë rezultat i të gjithë përpjekjeve të mia për të arritur te kjo shprehje”, tha Luca.

Në përfundim, dha mesazhin që vendi mund të ndryshojë vetëm falë punës.

“Miqtë e mi, mos harroni se këto janë zgjedhje për administratorë, janë për njerëzit punëtorë, për njerëzit që ju ndryshojnë qytetin tuaj, gjendjen tuaj shpirtërore. Nuk janë zgjedhje politike. Më vjen keq që disa politikanë duan t’i kthejnë në zgjedhje politike për hallet që kanë vetë. Mbështesni ata që motivi i tyre është puna. Vetëm me punë do të bëhet ky vend dhe vetëm me punë është transformuar ky vend. Mbështesni administratorit, djemtë e mirë, ata njerëz që çojnë përpara punët e qytetit tuaj”, tha Luca.

A.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sali: 08/05/2023 00:49

    Po mire po cfare njeres ju ka bere berishizmi ju ka hyre ne mendje me keq se e nverizmi,Teorija berishiste eshte te gjithe jane maskaren e hajdute se keshtu mbulohet vetja,dhe ju keni aritur ne ate dite qe pas cdo gje te mire apo nje fjale te mire qe thuhet duhet te jete medoemos nje maskara e hajdut

    Përgjigju
  • Popo: 07/05/2023 19:20

    Nje njeri llafazan smund te jete kurre punetor!

    Përgjigju
  • Bobi: 07/05/2023 19:05

    Rriti rrogat sklleverve qe ke punesuar ate shiko

    Përgjigju
  • Ops: 07/05/2023 17:30

    Te mbeshtesin ato qe te japin ty prona pa leke dhe 95% e shqiptarve te rrin pa buke se pronat shtetrore i merr ti me shoket e tua me 0 leke , thirrje me vend , ishalla te degjojme ????

    Përgjigju
  • Alex: 07/05/2023 17:16

    Per cilet puntore e ke fjalen o zoti Lluca , per ata qe vodhen token ne Maliq edhe ngriten Komplekse me firmen e Partise edhe te Kryetarit te Bashkise ( emrun nuk me ben shpirti tha shqiptoj se shkateroi nje zone te tere dhe njeri me te poshter nuk e ben nena ). Bejini reklame qe te vidhni edhe nje katervjecar tjeter . Po mos harroni zoti Lluca se 1.80 ke per te marre dhe ti edhe ai fatorinoja i autobuzave te linjes Maliq Korce .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?