Jasir Asani

Jasir Asani si Broja, dy ndeshje radhazi në tribunë për anësorin e Kombëtares

4 Prill, 19:04| Përditesimi: 4 Prill, 19:06

  • Share

Jasir Asani nuk është duke kaluar një periudhë të mirë me Gwangju në Korenë e Jugut. Sezonin e ri anësori i Kombëtares e ka parë nga tribuna, kjo për shkak se trajneri i tij (Jung-hyo Lee) ka marrë përsipër një vendim të tillë.

Vendimi lidhet me dëshirën e Asanit për t'u larguar në merkaton e janarit të shkuar nga ekipi, me klubin që duket se po "merr hak". Me Asanin në tribunë Gwangju po sheh humbje radhazi, ndërsa në stërvitje ylli i Kombëtares vijon të shënojë supergola.

Një mesazh i qartë për klubin, që në këtë fillim sezoni ka marrë vetëm 6 pikë në 4 ndeshje pa Asanin në fushë. Ndaj Incheon United, klubi i Asanit pësoi humbjen e tretë radhazi dhe tifozët kanë shfaqur interes për anësorin nga Shkupi.

Veç Asanit, edhe Armando Broja është në situatë identike me Fulham në Premier League, duke qenë në tribunë për tre duele. Një situatë e tillë ka bërë me "dhimbje koke" Sylvinhon, me trajnerin e Kombëtares që kërkon minuta për lojtarët e tij para Euro 2024.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?