Jasir Asani

Jasir Asani: Për 'grupin e ferrit': Të gjithëve do t`u bëj gol

8 Janar, 01:29| Përditesimi: 8 Janar, 01:34

  • Share

Të qenit pjesë e Kombëtares së Shqipërisë është një ëndërr e plotësuar që kur ishte fëmijë për futbollistin Jasir Asani.

I pyetur për grupin e shumëdiskutuar të njohur ndryshe si “Grupi I Ferrit” ku është Italia, Kroacia dhe Spanja, Asani duket mjaft optimist dhe me entuziazëm thotë se të gjithë ekipeve do t`u bëj gol. Ai gjithashtu shpreson se do të arrijnë të kalojnë grupin.

“Do të doja një grup shumë të fortë si kjo që ta shohim veten ku jemi dhe tu tregojmë gjithë botës sepse nuk kemi rastësi që jemi në Gjermani. Nuk kemi rastësi që kemi mundur Poloninë, Çekinë, Moldavinë të gjitha. Është mirë që jemi në vend të pare dhe unë mendoj se do bëjmë gjëra të mëdha pa marrë parasysh se çfarë kombëtare do të kemi aty”, tha Asani për emisionin “PitStop” në Klan Maqedoni

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?