Japrak tradicional me gjethe rrushi nga zonja Albana

25 Prill, 11:56| Përditesimi: 25 Prill, 11:58

  • Share

Japrak me gjethe rrushi

Përbërësit:

  • 40-50 gjethe rrushi
  • 10 qepë të njoma
  • 2-3 hudhra të njoma
  • 3-4 tufa të vogla jeshillëqe
  • 1 fç oriz
  • Bimë aromatike
  • Kripë, piper i zi
  • Vaj ulliri

Përgatitja:

Pasi i lajmë mirë barishtet dhe i lëmë të kullojnë, shpëlajmë orizin dhe e lëmë pak në ujë të nxehtë me limon. E kullojmë dhe vijojmë me prerjen hollë të bishtave të qepëve, labotin, pazin, spinaqin, hudhrat e njoma, erëzat, koper, majdanoz, nenexhik. Në një tigan kaurdisim me pak vaj kokat e bardha të qepëve të njoma. Të gjitha erëzat dhe barishtet e prera i vendosim në një tas, shtojmë 1 lugë kafeje kripë dhe i shtypim me duar derisa ato të ulin volumin. Shtojmë qepën e skuqur, orizin dhe 2-3 lugë vaj ulliri. Vendosim në dërrasën e punës një gjethe rrushi nga ana që shkëlqimi i gjethes të jetë nga poshtë. Vendosim një lugë gjelle mbushje dhe mbledhim fillimisht pjesët anësore e më pas e bëjmë gjethen role. Kështu vazhdojmë me të gjitha gjethet. Vendosim 3-4 gjethe në fund të tenxheres, e më pas japrakët njëra pas tjetrës. I spërkatim me vaj dhe shtojmë ujë të nxehtë, baraz me nivelin e japrakëve. Vendosim një pjatë mbi to dhe i lëmë të gatuhen në temperaturë mesatare fillimisht për 20 minuta, ulim temperaturën nën mesatare dhe i lëmë dhe për 20 minuta të tjera. I shërbejmë pasi të jenë të vakta dhe të kenë pushuar pak, shoqëruar me kos ose dhallë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?