Japonia thyen rekordin e jetëgjatësisë, mbi 92 mijë persona janë të moshës 100-vjeçare

15 Shtator 2023, 12:53
  • Share

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, thuhet në një raport të Qeverisë japoneze të publikuar sot.

Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas sondazheve të fundit, rreth 88% e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra.

Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjeç, ndërsa për burrat 81 vjeç.

Japonia është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike, pas disa dekadave me regjistrim të plakjes së popullsisë dhe uljes së lindshmërisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?