Foto nga anija

Japoni, shtohet numri i të prekurve me koronavirus në anijen me 3700 pasagjerë në karantinë, shkon në 70-të

9 Shkurt 2020, 21:10| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 21:31

  • Share

JAPONI- 6 pasagjerë të tjerë janë diagnostifikuar me koronavirus në anijen e lundrimit "Diamond Princess", e cila është në karantinë në brigjet e Japonisë, duke e çuar numrin e të prekurve në 70-të.

"Nacionalitetet e pasagjerëve të sapo diagnostikuar nuk u janë zbuluar përfaqësuesve të 'Princess Cruises"', tha drejtori i marrëdhënieve me publikun Negin Kamali.

Sipas Usa Today, anija e lundrimit është një nga disa të prekura nga shpërthimi vdekjeprurës i koronavirusit, i cili ka bërë që linjat e lundrimit të lëshojnë karantina dhe të kryejnë testime.

Ndërkohë, disa porte kanë bllokuar hyrjen e anijeve të lundrimit nga frika e përhapjes së virusit.

 Koronavirusi, i cili u identifikua për herë të parë në Wuhan të Kinës, është përhapur në të gjithë globin me më shumë se 34.963 raste të konfirmuara dhe 725 vdekje nga mbrëmja e së shtunës. 

Shumica e të prekurve janë në territorin e Kinës. 

Shenjat e zakonshme të infeksionit përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Sipas një numërimi të hershëm të paralajmëruar para se të nxirreshin në dritë gjashtë rastet e reja, 12 pasagjerë të diagnostikuar me koronavirus ishin amerikanë, sipas linjës së lundrimit. 

Anija është në karantinë deri më 19 shkurt.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?