Jannik Sinner

Jannik Sinner 'bën ligjin', fiton me dy sete dhe kalon në 1/8 e Monte Carlos

10 Prill, 16:52| Përditesimi: 10 Prill, 16:54

  • Share

MONACO - Numri dy i renditjes botërore në tenis, italiani Jannik Sinner nuk njeh rivalë as në ATP Mastersin e Monte Carlos. 22-vjeçari kaloi me sukses në dy sete rivalin amerikan Sebastian Korda (6-1, 6-2).

Djali i ish-kampionit çek të tenisit, Petr Korda, nuk pati asnjë shans në 1 orë e 15 minuta lojë, me Sinner që tanimë është futur në fazën e 1/8 dhe do takohet me gjermanin Jan-Lennard Struff.

Pasi fitoi në ATP e Miami pak ditë më parë, Sinner u duk në gjendje të mirë edhe pse nuk ishte në 100 përqind të formës së tij, por pa rrezikuar në pistën me dhe, edhe pse në një moment dhuroi emocione me pikën e realizuar.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?