Janes Kopac: Reformat e energjisë
mbahen peng, të rritet çmimi

1 Tetor 2014, 15:10| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Komiteti Europian i Energjisë kërkon që Shqipëria të rrisë sa më shpjet çmimin e energjisë elektrike për të shpëtuar sektorin. Sekretari i këtij Komiteti, Janes Kopac, është shprehur në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese së është urgjente rregullimi i çmimi duke u çuar ato drejt çmimeve të tregut.
 
“Çmimet aktuale janë nën kosto dhe ndonëse mund të jetë e dhimbshme rritja e çmimit është mënyra e vetme për të shpëtuar sistemin e energjisë, sistem që sipas meje është në prag falimentimi”, u shpreh Kopac.
 
Gjithashtu Janes Kopac, ka deklaruar sot në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese se reformat e energjisë në Shqipëri vijojnë të mbahen peng.
 
“Nuk ka pasur reforma të përfunduara në vendin tuaj, reformat e energjisë vijojnë të mbahen peng. Humbjet e energjisë nuk mund të ulen brenda ditës. Duhet të reformoni tregun, të futni operatorë të tjerë”, vijoi Kopac.
 
Gjatë fjalës së tij në Komision, zyrtari austriak tha se në Shqipëri ka dështuar sistemi energjetik. Duke qenë se ka nivel të lartë humbjesh, ai këshilloi rritjen e çmimit të energjisë.

Kopac ka bërë sot prezantimin e Raportit Vjetor, në zbatim të Traktatit të Komunitetit të Energjisë për vitin 2013-2014. Ndër të tjera ata kanë vlerësuar se Qeveria shqiptare, Ministria e Industrisë, duhet të mbështesin OST-në dhe OSHEE-n në uljen e humbjeve të energjisë duke vendosur një treg të qëndrueshëm.

Eduard Shalsi, u shpreh se roli i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë bëhet i rëndësishëm në këtë moment, pasi do të bëjë një “skanim” të sistemit energjetik në Shqipëri që do të na orientojë drejt problemeve më të prekshme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?