'Jam mësuar të jetoj me këtë pasi nuk ka zgjidhje', Eni Koçi flet për problemin shëndetësor

21 Korrik 2022, 08:55| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 09:11

  • Share

Eni Koçi ka zbuluar se vuan nga parosmia (humbja e nuhatjes) pasi u infektua me COVID-19.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram, nëse i është kthyer shija dhe nuhatja dhe ajo ka treguar se vazhdon njësoj.

Eni tregoi se gjërave nuk ua ndien erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it.

‘Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje, kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje’, tha këngëtarja.

Postimi i këngëtares

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 23/07/2022 04:46

    Edhe une e pata kete efekt anesor kur kalova Covidin,bile eshte nje nga shenjat me te sigurta.Per te ftohtat e zakonshme zgjat 2-3 dite,per Covidin zgjat dy jave,pastaj e rifiton.Shijen e kisha pjeserisht,por te nuhaturit me iku komplet,klori apo acetoni kishin po aq ere sa ka uji,por me e keqja erdhi me pas,sepse vertet i rifitova ndjesite,por disa gjerave u ndieja te ndryshuar,eren,ose shijen.Me kujtohet qe kur bisedova me nje zonje dhe ndame te njejten problem,ajo me thoshte qe cdo gje i dukej sikur kishte eren e qenit te lagur,por sigurisht keto efekte ndryshojne ne cdo njeri dhe jane te perkohshme.Nuhatja dhe shija kthehet pas dy javesh,por kthimi ne normalitet i ndjesive merr kohe me te gjate,shkon nga disa muaj,deri ne nje vit.Durim!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?