Foto ilustruese

'Jam me AIDS, ju lutem kini mëshirë për mua'/ Dënohet me 2.4 vite burg burri që ngacmonte vajzat në autobus

11 Prill 2020, 18:14| Përditesimi: 11 Prill 2020, 18:23

  • Share

TIRANË- Leonard Nanxa, person që ngacmonte vajzat e reja dhe i prekte ato në vendet intime kur ndodheshin në autobus apo trotuar, është dënuar me 3.6 vite burgim, për akuzën e “Ngacmimit seksual”, “Vjedhjes” dhe “Plagosjes së lehtë me dashje”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, Nanxa është dënuar përfundimisht me 2.4 vite burgim. Nanxa, është ndaluar në prill 2019, nga xhaxhai polic i vajzës së mitur me inicialet A,H që Leonard Nanxa, kishte ngacmuar seksualisht në autobus dhe në rrugë.

Për arrestimin e tij, efektivi i policisë me inicialet B.H, ka kërkuar ndihmën e një agjenti policie me inicialet Sh.P, të cilët pasi e kanë lokalizuar në zonën tregut Çam në Tiranë, kanë mundur ta ndalojnë këtë person,megjithëse i është dashur të përdorin dhunën fizike e goditje me qytën e pistoletës. Por ngacmimi seksual nuk ka qenë vetëm një krim, pasi Nanxa është akuzuar dhe dënuar për akuzën e “Vjedhjes” së një portofoli në linjën e autobusit Urban të Unazës së Re dhe “Plagosjen e lehtë me dashje” në dëm të shtetases V.Zeqaj. Vetë Leonard Nanxa para gjykatës së Tiranës ka deklaruar:”…kam qenë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe si mbaj mirë mënd, çfarë kam thënë. Unë thjesht i kam thënë sa e bukur je, asnjë fjalë seksuale dhe asnjë veprim seksual nuk ka kryer. Ajo u kthye foli keq me pështyti, ndërsa unë i futa një shpullë dhe ika. Pastaj xhaxhai i saj, e ka marrë personale pse i gjuajte dhe më ka rënë me çifte. Unë pranoj vjedhjen dhe plagosjen që kam kryer, ndërsa ngacmimin seksual, e pranoj si fakt penal, por jo kualifikim. Nuk dua të konsiderohet ngacmim seksual sepse s’kam bërë asgjë të tillë. Unë jam i sëmurë me AIDS, s’më merr njeri në punë sepse dhe jetën e kam me ditë. Kërkoj mëshirë nëse gjykata, vë dorën në zemër”.

Por në dëshminë që ka dhënë A.H në komisariat mbesa e punonjësit të policisë, tregon se është konfliktuar fizikisht me Leonard Nanxa, pranë vendit të quajtur "Zogu i Zi". Vajza ka treguar se e njihte për pamje këtë person prej tre muajsh, për shkak se më parë ka qenë në stacionin e autobusëve te nëntë katëshet, ndërsa ajo ka qenë me vajzat e mitura të xhaxhait te saj, ku Leonardi i ka ngacmuar ato. Ajo i ka bërë fotografi këtij personi dhe në urban ka mësuar, se quhej Leonard Nanxa dhe se ishte i dënuar për vjedhje.

Sipas saj, ai ka ngacmuar edhe herë tjetër vajzat e mitura në autobus, por nuk ka reaguar duke shpresuar se nuk do i shqetësonte më. Ndërsa ditën në fjale, kur ato kanë qenë tek “Zogu i Zi” është gjendur sërish ky person, i cili i ka thënë A.H, se ishte e bukur dhe me pas i është drejtuar kushërirës së saj, s duke i thënë se …çfarë ke ti…?, dhe e gjuan me shpullë. Më pas, Nanxa është larguar në drejtim te karburant “Gazheli’, ndërsa ajo ka lajmëruar xhaxhanë e saj, i cili punon në polici dhe më pas janë paraqitur për kallëzim penal. Sipas saj, në momentin që ka komunikuar me to, Nanxa ka prekur pjesët intime të trupit të tyre.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?