Ben Affleck dhe Jennifer Lopez

‘Jam lutur këto 20 vite për ta’, mamaja e Jennifer Lopez flet për ribashkimin e këngëtares me Ben Affleck

4 Maj 2023, 11:05| Përditesimi: 4 Maj 2023, 11:02

  • Share

Ribashkimi i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pati bekimet e nënës së këngëtares teksa ajo zbuloi se ishte lutur fshehurazi që ata të riktheheshin në 20 vjet. Kujtojmë se “Bennifer” u fejuan për herë të parë në vitin 2003 dhe u ndanë një vit më vonë.

Më pas ata e vendosën jetën me partnerë të tjerë dhe patën fëmijë. Fati ose më mirë lutjet e nënës së Jlo-s i bashkoi përsëri në vitin 2021. Çifti u martua në Las Vegas në vitin 2022.

Në episodin e së mërkurës në “Today Shoe”, Lopez iu bashkua nëna e saj, Guadalupe Rodriguez Lopez, e cila vodhi shfaqjen teksa fliste gjatë gjithë kohës. Duke iu drejtuar vajzës së saj, zonja Rodriguez tha:  “Gjithmonë e kam që do të riktheheshit bashkë, sepse unë jam lutur për 20 vjet”.

Këngëtarja qeshi në siklet kur dëgjoi të ëmën dhe i kërkoi prezantueses të vazhdonte intervistën.

Lopez, e cila duket se po jeton përrallën me Affleck, zbuloi se albumi i saj i ri, i kushtohet historisë së saj të dashurisë me Affleck.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?