Futbollisti shqiptar Ernest Muçi

‘Jam krenar dhe i lumtur’, Muçi pas ‘dopietës’ kundër Aston Villa-s: Luajtëm ndaj një kundërshtari shumë të fortë

22 Shtator 2023, 14:40| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 14:43

  • Share

Ernest Muçi ishte protagonist me dy golat e tij që e bënë Legian e Varshavës fituese kundër anglezëve të Aston Villa-s në Conference League. Sulmuesi shqiptar, vetëm 22 vjeç, realizoi dy herë në fitoren 3-2, ndërsa në momentin e zëvendësimit i gjithë stadiumi këndoi në kor emrin e tij.

Pas ndeshjes, ish-futbollisti i Tiranës i cili ishte me kombëtaren në grumbullimin e fundit por nuk u aktivizua, foli për median ‘Viaplay TV’.

“E dinim që duhej të luanim një ndeshje speciale kundër një kundërshtari të një lige kaq të fortë. Dhe ia dolëm. Jam krenar për skuadrën dhe i lumtur që ia dolëm ti nisnim ndeshjet e grupit me fitore,”-tha fillimisht Muçi.

Sulmuesi shqiptar nuk pritej titullarë, pasi në media ishte përfolur fillimisht emri i Tomas Pekhart.

“Unë jam gjithmonë gati të luaj sa herë që trajneri të ketë nevojë për mua. Jam i lumtur që isha në formacionin titullar dhe arrita të ndihmoj skuadrën. Në këto lloj ndeshjesh kishim më shumë hapësira dhe e kemi shfrytëzuar”, vuri në dukje 22-vjeçari.

Muçi tregoi edhe sekretin për fitoren: “Ne u mbrojtëm mirë, si ekip ishim kompakt dhe kundërsulmuam mirë. Por ne nuk u kufizuam vetëm me kaq, sepse kur kishim topin luajtëm mirë edhe në sulm. Mendoj se e zhvilluam një ndeshje të mire.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?