Sport

'Jam kampion i Seria A', Lukaku ndez sfidën me Portugalinë: Ronaldo e ka zili fizikun tim

26 Qershor 2021, 12:50| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 13:10

  • Share

Romelu Lukaku po udhëheq Belgjikën në kampionatin Europian ashtu siç ka bërë edhe Cristiano Ronaldo në kompeticionet e fundit. Dy kombëtaret do përballen të dielën për fazën e 1/8 të Europianit, por sulmuesi belg e ka ndezur që tani atmosferën.

‘Bomberi’ që aktivizohet me Interit ka folur për një rivalitet në distancë me Cristiano Ronaldo-n. 28-vjeçari konkretisht është shprehur: “Kam nevojë për stimuj për t’u përmirësuar. Do të doja të kisha driblimet dhe goditjet e Ronaldos, ndërsa ai do dëshironte të kishte potenzën time fizike dhe lojën me shpinë nga porta."

Më tej Lukaku, që deri më tani ka shënuar 3 gola në Europian, dy më pak se Ronaldo, foli edhe për përballjen e 1/8.

"Futbollistët e Portugalisë janë shumë krenar për vendin e tyre. Do jetë ndeshje e vështirë, por ne jemi një skuadër e madhe. Qëllimi ynë është që Belgjika të fitojë kampionatin europian. Jemi rritur shumë që pas eliminimit nga Franca në gjysmëfinalet e Botërorit."

Lukaku dhe Ronaldo kanë sfiduar njëri-tjetrin gjatë këtij sezoni edhe në Seria A. Portugezi i Juventusit arriti të fitonte titullin e golashënuesit, por belgu i Interit u shpall kampion me zikaltërit.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?