'Jam grek i lindur në Shqipëri', Pirro Dhima kandidat për eurodeputet me Demoracinë e Re në Greqi

22 Mars, 09:52| Përditesimi: 22 Mars, 09:54

  • Share

Partia greke Demokracia e Re ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve për eurodeputetë, zgjedhje të cilat do mbahen më 9 qershor. Mes 28 kandidatëve, bie në sy emri i kampionit olimpik Pirro Dhima, presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Pirro Dhima është ish-peshëngritësi i cili ka bërë bujë me deklaratat për origjinën e tij, ku një intervsitë shkaktoi reagime të shumta si në Greqi dhe Shqipëri.

“Unë jam një grek i lindur në Shqipëri”, tha Dhima aso kohe kur u pyet mbi origjinën e tij nga një gazetare greke, Elena Akrita.

“Unë jam grek i lindur në Shqipëri, në Himarë nga gjyshi te gjyshi nga nëna dhe babai. Zonja Akrita shkroi një artikull në favorin tim dhe e falënderoj për fjalët e saj të mira. Por jo me origjinë shqiptare! Unë jam grek nga gjyshi te gjyshi. Unë nuk kam asnjë lidhje me shqiptarët”, u shpreh ai në atë kohë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?