‘Jam ende pak i ftohur’, Papa Françesku dërgohet në spital

28 Shkurt, 14:28| Përditesimi: 28 Shkurt, 14:31

  • Share

Papa Françesku është dërguar ditën e sotme në spitalin e Gemelli në Romë. Pas fjalimit që ka mbajtur këtë mërkurë, 28 shkurt, në Vatikan para mijërave njerëzve ai dërgua menjëherë në spital për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore, raportojnë mediat italiane.

Gjatë fjalës së tij përpara auditorit ka rrëfyer se nuk ishte mirë me shëndet. 

“Jam ende pak i ftohur , prandaj i kërkova Imzot Ciampanelli të lexonte katekzën e sotme”, tha Papa”.

Edhe në audiencën me armenët ai nuk e kishte lexuar tekstin e përgatitur, por ia kishte besuar bashkëpunëtorit të tij.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?