Foto ilustruese

‘Jam e sëmurë’ , i zhvati 10 mijë euro përmes mashtrimit të riut nga Maqedonia, arrestohet 46-vjeçarja në Elbasan

13 Maj 2023, 11:06| Përditesimi: 13 Maj 2023, 11:18

  • Share

Një 46-vjeçare është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi mashtroi nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, nga i cili përfitoi rreth 10 mijë euro.

Pas një kallëzimi të bërë nga një 32-vjeçar për një rast mashtrimi, strukturat e uniformave blu janë vënë në lëvizje për kapjen dhe identifikim e autorit.

E për pasojë është kapur dhe ëhstë vënë në pranga nga policia e Elbasanit një 46-vjeçare, e cila dyshohet se ka mashtruar 32-vjeçarin nga Maqedonia e Veriut duke e gënjyer për probleme shëndetësore dhe duke i marrë një shumë prej rreth 10 mijë eurosh.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?