Diola Dosti

'Jam dashuruar me një 77-vjeçar'! Diola sqaron deklaratën që bëri brenda BBVIP: Nuk e kam takuar kurrë, e njoh vetëm nga seminaret online

21 Shkurt 2023, 08:54| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 08:55

  • Share

Diola Dosti ka sqaruar historinë që bëri xhiron e rrjetit pasi thoshte që ishte dashuruar me një 77-vjecar, të cilin e konsideronte personin më të zgjuar që kishte njohur. Po ashtu tha se kur shikonte sytë e tij ndihej sikur shikonte botën.

Me daljen nga BB VIP tha se deklarata është keqkuptuar. Në një emission televiziv, Diola tha se nuk e ka takuar kurrë 77-vjeçarin, por ka ndjekur seminaret dhe ka lexuar librat e shkruara prej tij.

“Si fillim unë nuk nisem nga pamja fizike, por nga mendja e njeriut. Unë aty kam thënë 77 por është shumë më i madh në moshë. Ka ndodhur kur kisha operacioni ne vajzës. Ishte mentori im dhe nuk e kam takuar kurë. Emrin e tij e lexova tek libri Sekreti. Unë kam folur me të online, ashtu si njerëz të tjerë nga e gjithë bota, nga seminare online. Por nuk ka qenë i vetmi që kam thënë, kam thënë dhe për autorin David Simpler, i cili ka shkruar libra në lidhje me efektin e agjerimit në trupin tonë, ndryshimet e ADN-së etj.

Unë jam një person që dashurohem me trurin e njerëzve. Ky 77-vjeçar nga i cili kam mësuar shumë. Ai ka qenë një person që e njeh dhe që e do gjithë bota.”- tha Diola.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?