Jahti i presidentit të Tottenham zbarkon në Portin e Durrësit, të hënën bosi anglez takohet me Ramën

13 Prill, 15:29| Përditesimi: 13 Prill, 17:23

  • Share

Jahti i Joe Lewis, Presidentit (pronarit) të klubit anglez të futbollit 'Tottenham Hotspur' është ankoruar këtë paradite në portin e Durrësit ku do të qëndrojë disa ditë.

Burime nga porti për Report tv bëjnë me dije se bosi anglez do të vijë në vendin tonë ditën e hënë me linjë ajrore dhe do të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.

Jahti i  87 vjeçarit quhet "Aviva" dhe është 98.4 m i gjatë.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?