Jahti i braktisur në Patok, gjendet pasaporta e francezit! Report Tv siguron dokumentin

27 Tetor 2020, 11:45| Përditesimi: 27 Tetor 2020, 19:51

  • Share

Në jahtin e braktisur pak ditë më parë në afërsi të Patokut u gjet një dokument në emrin e francezit, i cili pretendonte pronësinë saj.

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht pasaportën e francezit, Baron Nicolas i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në polici.

Ai u mor në pyetje e më pas është lënë i lirë. ‘Jahti është i imi dhe unë ndalova të takoj disa miq, por më pas pata probleme me karburantin’, ka deklaruar francezi në komisariatin e Lezhës.

Jahti me flamurin slloven u gjet në zonën e Shëngjinit më 17 tetor. Policia bëri me dije se ai ndodhej i ankoruar aty dy ditë më parë, ku përgjatë kësaj kohe ka qenë nën monitorimin e autoriteteve.

Sipas burimeve jahte të tilla shoqërohen gjithmonë me një gomone dhe mendohet se ajo është larguar që aty para se të mbërrinte policia, çka shton dyshimet se jahti mund të përdorej për trafik droge.

Ky është jahti i dytë që gjendjet i braktisur në afërsi të Shëngjinit, ku një vit më parë u gjet edhe jahti turk i braktisur në të cilin udhëtonte kapiteni Sezgin Yavuz, i cili vijon të jetë i humbur. Më datë 7 shtator 2019  jahti  “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz.

 

Baron Nicolas 

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 28/10/2020 00:40

    SEKUESTROJANI SKAFIN DROGMENIT...

    Përgjigju
  • Lala: 27/10/2020 12:36

    Kush është më e lehte të shkoi deti në Patos me gjithë jaht apo më mirë të Patosi nē det?

    Përgjigju
    • Beso: 27/10/2020 17:32

      Me mir ne marinez te shkoj deti

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?