Jahni me mish viçi në tavë dheu me petë sfoliatë nga zonja Albana

9 Shkurt 2023, 12:10
  • Share

Jahni me mish viçi në tavë dheu me petë sfoliatë

Përbërësit:

  • 800 gr mish viçi
  • 100 gr gjalpë
  • 1 qepë
  • 2 speca
  • 2 domate
  • 1 lgj salcë koncentrat
  • 100 ml ujë
  • Kripë, piper, rigon
  • Petë sfoliatë

Përgatitja:

Kaurdisim qepën e grirë imët me mishin e prerë në kubikë të vegjël. Pasi mishi zbutet shtojmë kripën, salcën koncentat dhe pak ujë. E lemë mishin të ziejë me pak lëng, më pas shtojmë specat dhe rregullojmë shijen me kripë dhe erëza. E vendosim gatimin në një tavë balte të cilën e mbulojmë me një petë sfoliatë. E vendosim tavën e dheut me jahni në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për 40 minuta.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?