Jahni e Shkodrës nga zonja Albana

6 Qershor 2022, 13:24| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 13:25

  • Share

Jahni e shkodrës

Përbërësit:

  • 3-4 racione mish
  • 1 qepë mesatare
  • 2-4 qepujka
  • 1 lgj salcë
  • 4 kumbulla
  • 1 lç sheqer
  • 4 lgj vaj ulliri
  • kripë, piper

Përgatitja:

Kaurdisim mishin me yndyrë së bashku me qepët e grira hollë, shtojmë salcën, kripën, piperin dhe i mbulojmë me ujë. Shtojmë qepujkat e qëruara, vazhdojmë kaurdisjen dhe sapo të ulet vëllimi shtojmë kumbullat e thata pa bërthamë dhe pak sheqer. Vendosim kapakun dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët.

Në një brumë që e kemi zënë vetëm me ujë, bllokojmë kapakun me buzët e tenxheres që mos të dalin avujt dhe e lëmë të ziejë në zjarr të avasht. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?