Ja si të kujdeseni për
dhëmbët e fëmijëve tuaj

11 Nëntor 2013, 08:39| Përditesimi:

  • Share
Të kujdesesh për dhëmbët është shumë e rëndësishme. Fëmijët, të cilët janë nën moshën 10-vjeçare duhet t'i lajnë dhëmbët me ndihmën e prindërve të tyre.

Kështu, prindërit duhet t'i lajnë dhëmbët fëmijëve me furçë dhe pastë dhëmbësh me fluor dy herë në ditë; një herë pas mëngjesit dhe një herë në darkë para fjetjes.

Për fëmijët të cilët janë dy vjeç, duhet përdorur një masë e pastës së dhëmbëve sa 1/4 e thoit të gishtit të vogël të fëmijës, kurse kur fëmijët arrijnë në moshën 6-vjeçare përdoret një sasi paste pothuajse e barabartë me sipërfaqen e thoit të gishtit të vogël të fëmijës.

Pas larjes së dhëmbëve, nuk rekomandohet shpëlarja e gojës me ujë, mjafton vetëm të pështyhet.

Fluori që ndodhet në pastë, mbron mjaft mirë dhëmbët nga dëmtimi.


(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?