Ja si mund të parandalohet kanceri i gjirit 

10 Nëntor 2013, 09:50| Përditesimi:

  • Share
Kanceri i gjirit mund të parandalohet nëse gratë bëjnë një jetë sendentare të shëndetshme. Ai mund të parandalohet nëse ne diagnodifikohemi në kohën e duhur. Këtë gjë e kanë në dorë vetë femrat.

Gjenetika është një ndër faktorët e rrezikut që nuk mund ta ndryshojmë, mirëpo ne mund ta ndryshojmë mënyrën e jetesës që të mund ta parandalojmë kancerin e gjirit. Disa nga këshillat që ne duhet të kemi parasysh për të parandaluar këtë sëmundje janë ndalimi i alkoolit, duhanit, mungesa e një aktiviteti fizik apo dhe lindja e fëmijëve në moshë të vonë janë disa faktorët që e zhvillojunë këtë kancer në gji tek gratë.

Të ndalohet menjëherë përdorimi i alkoolit 

Studimet kanë zbuluar se te gratë të cilat konsumojnë pije alkoolike, zhvillohet kanceri në një normë më të lartë. Bazuar në disa studime, zonjat të cilat konsumojnë 2 deri 5 pije në ditë, rrezikojnë më shumë se ato gra të cilat nuk konsumojnë alkool.kanceri i gjirit parandalimi

Mospirja e duhanit 

Edhe pse nuk ka pasur një lidhje të drejtpërdrejtë midis duhanit dhe kancerit të gjirit, studimet sugjerojnë se pirja e duhanit në moshë të re mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së kancerit. Përdorimi i duhanit jo vetëm që mund të jetë një rrezik për shfaqjen e kancerit të gjirit, por është konstatuar se pirja e duhanit përfundimisht paraqet një nga faktorët e rrezikut për shfaqje të kancerit të mushkërive.

Aktivizohuni fizikisht 

Aktiviteti fizik mund të reduktojë rrezikun e kancerit të gjirit. Studimet e bëra nga Iniciativa e Shëndetit të Grave kanë zbuluar se gratë që ecin me kohë prej 1 deri 2,5 orë në javë kanë reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit për 18%. Ushtrimi nuk nënkupton gjithmonë palestrën ose ushtrimet tradicionale.

Historia familjare 

Historia familjare lidhur me shfaqjen e kancerit të gjirit mund të rrisë edhe rrezikun tuaj nga kjo sëmundje. Nëse një grua në familjen tuaj rishtas ka pasur kancer të gjirit, është e rëndësishme që ta dijë edhe mjeku te i cili shëroheni. Studimet kanë treguar se kanceri i gjirit mund të jetë gjenetik.

Testimi dhe këshillimi gjenetik është në dispozicion për ato që mendojnë se kanë pasur familjare të sëmura nga kanceri i gjirit. Mbani mend: nëse nëna apo motra juaj ka pasur kancer të gjirit, kjo nuk do të thotë që edhe te ju patjetër të zhvillohet kanceri i gjirit.

Lindja e fëmijëve në moshë të hershme 

Është e këshillueshme që të lindni fëmijë në mesin e të tridhjetave, më vonë e shton rrezikun.

Dhënia gji redukton rrezikun 
Studiuesit besojnë se muajt gjatë shtatzënësisë dhe dhënia gji mund të reduktojnë rrezikun e kancerit të gjirit.

A kanë lidhje deodorantët me kancerin e gjirit? 
Lidhja mes kancerit të gjirit dhe deodorantëve është studiuar shumë dhe përfundimi i përgjithshëm është se nuk ka asnjë lidhje mes tyre.
 
Shanset për shërim varen shumë nga faza e sëmundjes në kohën e diagnostikimit. Faza e parë e kancerit të gjirit (tumor më i vogël se 2 cm pa pasur nyja limfatike) ka shkallë shërimi 95%.

Kjo është arsyeja më e rëndësishme për të qenë agresiv dhe proaktiv gjatë kryerjes së vetëkontrollit të gjirit, për të bërë kontroll profesional çdo vit dhe për të bërë mamografi sipas udhëzimeve më lart. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?