Ja si duhet të ishte i ndërtuar trupi i
njeriut për t’i mbijetuar një aksidenti

21 Korrik 2016, 17:16| Përditesimi:

  • Share
Ideja e disa shkencëtarëve po bën xhiron e botës pasi ata kanë ndërtuar një skulpture të quajtur Graham.

Nësë trupi i njeriut do të kishte të njëjtën strukturë si Graham, do të mund t’i mbijetonte aksidenteve katastrofike me makinë. Graham është cilësuar si ambasadori i sigurisë.

Trupi i Graham ka një gjoks më të madh, se ai i njerëzve normal, një fytyrë më të madhe dhe një qafë më të trashë dhe më të shkurtër.

Skulptura Graham u ndërtua nga kirurgu Kenfield dhe inxhinieri sigurisë rrugore David Logan. Gjithashtu edhe një lëkurë më të trashë dhe më të ashpër, e cila shërben si mburojë në rastin e përplasjeve.

Në pamje të parë Graham duket si një njeri i deformuar, por nëse njerëzit do të kishin ndërtimin e tij e sigurt që numri i viktimave si pasojë e aksidenteve nuk do të ishte kaq i lartë.

Tiparet e Graham janë ndërtuar të tilla edhe për rastet kur mund të jemi këmbësor dhe pësojmë një aksident, pasi këmbët e tij e ndihmojnë për t’u larguar shumë më shpejt nga rruga e makinave dhe gjunjët e tij janë shumë të fortë edhe nëse ata thyen, ai mund të eci sërish.

2
3
4
5

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?