Ja si do t’a mbyllin vitin shenjat e zodiakut! Parashikimi i horoskopit për muajin Dhjetor nga astrologu Jorgo Pulla

30 Nëntor 2023, 14:16| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 18:05

  • Share

Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji i fundit i vitit do të jetë dhe muaji i mbylljeve të problemeve të mëdha. Ky muaj ka të mirat e veta, por duhet patur kujdes pasi jo gjithçka që shkëlqen është flori, duhet të jemi kaq të kujdesshëm në gjëra të mëdha që duhet të bëjmë. Ky muaj për të gjithë shenjat na jep momentin dhe mundësinë për punët e lëna pezull, mundohuni t'i mbyllni sa më parë. Hëna e plotë që ne lamë pas ka lënë disa probleme, gjithashtu kemi dy ndikime planetare, kemi Hënën e re në datë 13 dhjetor e cila do të ndikojë shumë në aksin Shigjetar - Bricjap, por kemi dhe Mërkurin që kthehet në retrogradë ku kërkohet pak vëmendje në çështjet që lidhen me punën dhe karrierën dhe me bisedime të rëndësishme që mund të bëjmë. Do të kenë përfitime me Mërkurin në Bricjap dhe Afërditën në Akrep në çështjet ekonomike financiare shenjat e zjarrit si Dashi, Luani, Shigjetari, gjithashtu shenjat e ajrit siç janë Binjakët kanë një mundësi shumë të mirë në fushën e bisedimeve. Është një muaj i cili në fillim do të duket pak i vrullshëm, por stabilizohet në kohë.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Dhjetor 2023.

Dashi

Dhjetëditëshi i parë dhe i tretë i Dashit kanë një mundësi për t'i dhënë kuptim shumë gjërave, do të ketë mjaft ndikime në anën ekonomike financiare. Ndonjëherë shumë çështje mund të ekzagjerohen, por ju që jeni shenja zjarri keni mundësi që të mbyllni disa çështje të së shkuarës, nëse keni patur probleme në lidhje me një pasuri ose një padrejtësi që është bërë në kohëra të ndryshme keni mundësi zgjidhje dhe stabilizimi. Ky muaj dhjetor jep shumë shance për të mbyllur probleme të së kaluarës nëse ne trokasim dhe më të përfituar në këtë drejtim do të jeni në 15-të ditëshin e dytë. Në anën shpirtërore vëmendje sepse keni mundësinë, por pas datës 17 dhjetor është kohë e përshtatshme përsa i përket lidhjeve dhe njohjeve të reja.

Demi

Si një shenjë e tokës, Demi ka mundësi në rritjen e të ardhurave, është një moment perfekt në zhvillime të reja që do të keni. Meqënëse kemi të bëjmë me një takim shumë të rëndësishëm që keni në lidhje me punën tuaj apo me disa dokumentacione është pikërisht momenti i duhur. Ndryshime të mëdha që do të keni lidhen me biznesin tuaj apo me disa nisma dhe projekte të reja që do të ndërmerrni, është momenti ideal pikërisht përgjatë muajit Dhjetor. Ndërsa në çështjet shpirtërore, nga data 13 dhjetor që futet Hëna e re në Shigjetar, do të ndikojë në shenjën tuaj duke ju dhënë mundësi për të zhvilluar disa gjëra të reja ose një njohje t'a ktheni në lidhje serioze. Kjo periudhë është më e mira e mundshme për të stabilizuar gjërat që ju doni! Një udhëtim pune do të rezultojë mjaft pozitiv, ku mund të mos mungojnë edhe surprizat.

Binjakët

Binjakët kanë një ndikim shumë të rëndësishëm në lidhje me çështjet që lidhen direkt me ekonominë sepse janë shenjë e ajrit, shenjat e ajrit vërtetë përfitojnë. Do të keni mundësi për marrjen e një vendimi shumë të rëndësishëm në lidhje me disa takime që do të realizoni ose në role drejtuese, ose për një shitje që do bëni dhe është pikërisht kjo përiudhë, është momenti juaj për të zgjidhur çdo lloj problemi që ju keni patur më përpara. Por megjithatë duhet patur pak kujdes në disa bisedime që do bëhen sepse guvernatori juaj Mërkuri është në krahun e kundërt, në retrogradë, që do të thotë gjëra të lëna pas dore duhen rishikuar dhe njëherë, çfarë keni bërë gabim t’a ndreqni, pasi ky moment mund t’ju ndihmojë shumë. Gjithashtu është momenti i duhur për të zgjidhur çdo çështje ligjore. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor të 10-të ditëshit të parë dhe Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë kanë mundësi për diçka të madhe. 

Gaforrja 

Gaforret nisin një cikël të ri në fushën e karrierës, meqënëse guvernatori i tyre Hëna e re më datën 13 dhjetor jep një mundësi më të madhe. E favorizuar do të jetë fusha e dashurisë ku duket se një ndarje, qoftë edhe fejesë, mund të ketë mundësi ribashkimi. Kjo përiudhë është shumë pozitive dhe ndryshime të mëdha do të keni tani e tutje në fushën e karrierës, në fushën e biznesit, por gjithashtu prisni pak sepse një lajm që mund t’a merrni pas datës 7 deri më datën 15 dhjetor ka të bëjë me një dokument që do t’ju gëzojë ose me një leje ndërtimi, apo diçka që ju prisni në familjen tuaj apo në çështje të tjera. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë patur pengesa apo probleme duken se zgjidhen tani. Nëse jeni në një lidhje me Dash ose me Akrep është mundësia e artë.

Luani

Dielli në Shigjetar për Luanët jep një mundësi plus në shenjat e zjarrit, të cilat përfitojnë në këtë muaj. Pas datës 14-15 dhjetor deri me datën 29 dhjetor, keni kohën e duhur për të arritur në finishin tuaj. Prisni disa lajme këto ditë të cilat do të jenë shumë të mira. Ndikime dhe përfitime të mëdha Luani do të ketë në fushën e punës dhe të karrierës si dhe në fushën ekonomike. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep dhe me Ujor do të kenë ndikime mjaft favorite. Është një muaj mjaft pozitiv për Luanët, ndaj shfrytëzojeni në maksimum, pasi keni diçka shumë të madhe për të stabilizuar në jetën tuaj.

Virgjëresha

Virgjëreshat kanë taktin, kanë mënyrat dhe mundësinë përsa i përket këtij dhjetori. Për Virgjëreshat do të thuhet me plot gojën që vërtetë janë paksa të mërzitura, sepse kanë shumë punë nëpër duar dhe ‘hanë’ inat pse nuk e morën atë që i takonte, por ia morën të tjerët pak më shpejt. Motoja e Virgjëreshës për muajin Dhjetor është ‘eci avash sepse nxitoj’ në dy gjëra kryesore për arsye se ndikimi i Mërkurit në retrogradë thotë që vërtetë keni mundësinë e artë në çështjet ekonomike për t’i zhvilluar e rregulluar, por mos u nxitoni sepse ‘kam dhe disa surpriza’ thotë Dhjetori për ju përsa i përket çështjeve që lidhen me anën ekonomike, me dy punë të rëndësishme, me paranë dhe do arrihet edhe pse do lodheni pak, por në fund do shikoni frytet e punës suaj. Në çështjet shpirtërore të palidhurit do të kenë mjaft ndikime me Gaforret e 10-të ditëshit të parë dhe me Dash të 10-të ditëshit të tretë, pak vëmendje kërkohet me Bricjap, mos u grindni.

Peshorja

Kanë një ndikim shumë të mirë Peshoret tani në këtë periudhë, do të kenë shumë mundësi të cilat lidhen me takime, me çështje ekonomike financiare, lidhen me paranë. Nëse do t’ju duhet të bëni një blerje, mirë është që jo tani nga data 1 deri më datën 7 dhjetor, por bëjeni më tutje, është më mirë për juve sepse keni mundësinë për të zgjidhur disa gjëra përpara se të bëni blerjen. Një trekëndësh që bën Afërdita me Saturnin pas datës 14 dhjetor dhe ndikimi i Hënës me Neptunin do t’ju japë mundësi që të zgjidhni probleme të së shkuarës. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor të 10-të ditëshit të parë dhe me Gaforre të 10-të ditëshit të tretë duket se gjërat janë pozitive dhe jo problematike.

Akrepi

Duket se kjo periudhë për Akrepët është shumë e mirë, meqënëse ndikimi i Mërkurit dhe Afërditës në shenjën tuaj ju jep një mundësi mjaft të madhe përsa i përket çështjeve ekonomike financiare. Por, do të keni shumë kujdes në një çështje të pasurisë së paluajtshme për shit blerje, prisni pak sepse jeni pak të nxituar në këtë përiudhë. Është mirë që të prisni deri më datën 16-17 dhjetor, më pas të vendosni. Pas datës 17 dhjetor do të bëni bisedime me persona të rëndësishëm, shikoni dhe analizoni çdo gjë me kujdes, mund të keni disa probleme me dokumentacionet prandaj kërkohet vëmendja maksimale. Është një muaj shumë intensiv ky në fakt për të gjitha shenjat, pasi ka filluar një kohë e ndryshimeve ku pritet që deri në muajin Mars të kete lëvizje drastike. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Luan të 10-të ditëshit të parë dhe me Ujor të 10-të ditëshit të tretë duken perfekte.

Shigjetari

Edhe pse është muaji i Shigjetarëve nuk do të thotë se do të kenë përfitimet maksimale përgjatë këtij muaji, deri më datën 8 dhjetor Jupiteri në katërkëndësh me Hënën dhe ndikimi me Diellin nuk jep shumë mundësira. Gjithashtu deri më datën 8 dhjetor duhet të jeni shumë të kujdesshëm me blerjet dhe shpenzimet e tepërta. Koha më e përshtatshme për Shigjetarët për të arritur atje ku ato duan ose për një punë të re apo një vendim të rëndësishëm është nga data 14 deri më datën 30 dhjetor, kanë një mundësi të mirë për të zgjidhur disa çështje të së shkuarës. Kujdes mos merrni më shumë përsipër sa mund të mbani! Gjithashtu kujdes me shëndetin, e keni lënë pak pas dore. Në fushën shpirtërore Shigjetarët janë fajtorë për dy arsye, e para nuk kanë kohën e duhur dhe e dyta duhet të jenë më të vëmendshëm dhe të përkushtuar. Nëse keni një njohje ose keni një lidhje me Luan të 10-të ditëshit të parë, me Peshk të 10-të ditëshit të tretë dhe me Dem është kohë perfekte për zgjidhje problemesh dhe stabilizim. 

Bricjapi

Tani në këtë periudhë Bricjapët do të kenë ndikime në çështje ekonomike dhe në disa takime që do të bëjnë. Jeni në rrugë të mbarë në fushën e punës e karrierës dhe në fushën ekonomike financiare. Meqënëse Mërkuri në retrogradë ka të bëjë shumë më çështje të së shkuarës dhe ndodh pikërisht në Bricjap, duhet patur shumë kujdes, duhet të përgatiteni pak për disa biseda që do të bëni, lidhen me punën aktuale ose me një punë të re që mund të merrni. Në kohën kur kemi planetet në retrogradë duhet të gëzohemi, pasi ato na japin mundësi për të rregulluar të shkuarën, ku kemi gabuar kemi mundësi për ta ndrequr. Vazhdimësia për Bricjapët duket e mbarë, i keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur çdo çështje. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Peshore të 10-të ditëshit të parë dhe Binjak të 10-të ditëshit të tretë duket se ka një ndikim shumë të mirë, ndërsa stabilizimi dhe dashuria e munguar do të jetë më Shigjetar.

Ujori

Ujorët kanë dy mundësi shumë të mira përsa i përket kësaj periudhe, kanë stabilizimin ekonomik financiar. Ata që merren me tregti, ata që merren me exchange duhet të kenë pak kujdes, sepse kemi thënë që vijon të ketë disa probleme në lidhje me bankat, sistemet bankare në botë apo disa vonesa, ndaj duhet të jemi sa më të kujdesshëm dhe të vëmendshëm në çdo veprim që bëjmë. Çështjet që kanë të bëjnë përsa i përket mënyrës dhe mundësive, anës ekonomike financiare do keni rregullime dhe stabilizime, sidomos 10-të ditëshi i tretë është mjaft i favorizuar. Në vazhdimësi ka ndikime shumë të mira dhe pozicionimi planetar tregon se është momenti i duhur. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Shigjetar të 10-të ditëshit të parë dhe me Gaforre të 10-të ditëshit të dytë duhet patur kujdes, ndërsa dashuria e madhe është me Virgjëreshë dhe ndikimet janë shumë pozitive madje arrijnë atje ku ata dëshirojnë dhe duan.

Peshqit

Është një mundësi tani shumë e mirë në lidhje më çështjet e punës dhe të karrierës, do bëhen disa biseda tani në fillim të muajit nga data 4-5 dhjetor, nëse do t’a shikoni kontratën me vëmendje do ishte mirë që mos thoni as po as jo, por të thoni ndoshta, sespe diçka nuk shkon aty, është më mirë që të mbeteni miq dhe të mos prishni marrëdhëniet tuaja. Peshqit në vendin e tyre të punës, sidomos në vendet kyçe janë ndër punonjësit më ideal, ata janë të përkushtuar, të përgjegjshëm dhe dinë të mbajnë sekrete. Shumë gjëra të mëdha do të ndodhin për Peshqit dhe do të ndikojnë tek to. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Akrep të 10-të ditëshit të parë dhe Binjak të 10-të ditëshit të tretë janë përfekte, por vëmendje me Peshore të 10-të ditëshit të tretë, ruhuni nga disa probleme të vogla që mund t’ju shqetësojnë më vonë. Në fushën familjare një surprizë shumë e madhe pritet të ndodhë, mund të jetë një shtatzani e pritur apo diçka tjetër e madhe që do ju lumturojë.

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?