Ja sesi u mbyt Titanik: Të
rijetosh tragjedinë e shekullit

18 Prill 2016, 16:20| Përditesimi:

  • Share
Të gjithë e njohin historinë e Titanikut dhe fundin e tij të tmerrshëm.

Por, përmes kësaj video ne mund të përjetojmë orët e fundit të anijes.

Video e animuar tregon dy orët e fundit të anjies famkeqe e cila u përplas me ortekun në detin Arktik.

Në cep të ekranit jepen detaje të minutave ekzakte të ngjarjeve kyçe, që nga nisja e ngjarjes, e deri tek largimi i varkave të shpëtimit. E shoqëruar nga zhurma atmosferike, video nis më 23.39 të 14 prillit 1912, që kur ekuipazhi i Titanikut vërejti ajsbergun për herë të parë.

Një minutë më pas, Titaniku godet ajsbergun, dhe shpejtësia e anijes nis të ngadalësohet deri në orën 24.00 kur ndalon plotësisht. Urdhërohet përgatitja e varkave të shëptimit dhe ekuipazhi e pasagjerët zgjohen. Në rreth dy orë e 40 minuta shpjegohet gjithccka deri në mbytjen e anijes.

Krijuesit e videios mendojnë ta kthejnë atë në një model loje, të quajtur Titanic Honor & Glory, dhe vjen në 104 vjetorin e mbytjes së saj.
 

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?