Ja sa lekë do të përfitojnë
komunitetet fetare nga shteti

27 Prill 2016, 18:01| Përditesimi:

  • Share
Qeveria shqiptare do të mbështesë financiarisht me 109 milionë lekë bashkësitë fetare tradicionale në vend, në bazë të një marrëveshjeje me Këshillimin e Ministrave.
 
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, janë vendosur edhe shifrat konkrete të financimit për Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kishën Katolike dhe Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjëve
 
 
Ja sa lekë do të përfitojnë komunitetet fetare

 
1. Masa e financimit, nga buxheti i vitit 2016, prej 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekësh, e miratuar për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare, të përdoret, si më poshtë vijon:
 
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 000 (tridhjetë e një milionë e katërqind e gjashtëmbëdhjetë mijë) lekë, të ndarë në:
 
i. 11 748 000 (njëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës;
ii. 19 668 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar. 
 
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë në:
 
i. 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës;
ii. 5 280 000 (pesë milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
 
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy mijë) lekë, të ndarë në:
 
i. 5 676 000 (pesë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës;
ii. 20 196 000 (njëzet milionë e njëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.
 
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 840 000 (njëzet e pesë milionë e tetëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:
 
i. 3 696 000 (tre milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës;
ii. 15 144 000 (pesëmbëdhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, përkatësisht,:
- 10 144 000 (dhjetë milionë e njëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Shtufit, Gjirokastër; 
- 5 000 000 (pesë milionë) lekë, për ndërtimin e teqesë në Përmet.
 
iii. 7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoren për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2016, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara.
 
2. Kalimi i fondit të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, të bëhet brenda muajit prill të vitit 2016.
 
3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?