Alba Malltezi: Ja përse fjalët e Escobar dhe të gjithë amerikanëve për Berishën, janë për veshët e shqiptarëve, muzikë

25 Tetor 2022, 19:32| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 19:38

  • Share

Normalisht është i frikshëm pushteti dhe njerëzit e tij. Në Shqipëri ende vazhdohet të kihet frikë nga opozita, ose më mirë nga një njeri. Për të kuptuar frikën, korrupsionin, miklimin, agresivitetin, pengmbajtjen, shtetshthurjen, servilizmin, presionin, që Sali Berisha ka ushtruar në Shqipëri, mjafton të shohësh se si sillen me të gazetarë, analistë, politikanë edhe sot që Berisha është në opozitë, edhe sot që ka damkën e “non gratës”, edhe sot që është në pikën e tij më të dobët si për shkak të moshës, ashtu dhe për shkak të përjashtimeve ndërkombëtare.

Eshtë lehtësisht e dallueshme përlulja, përmendja gjithnjë me “Zoti Berisha” nga panele të ndryshme, këto panelë që përfolin, përbuzin, përqeshin këdo para tyre: Që nga Presidenti, nga Edi Rama, te vajzat e gratë në politikë, te më të moshuarit apo kushdo që vihet para rrugës së tyre me një mendim ndryshe. Analistë që konsiderojnë “lëtyra” cilindo që ua prek sedrën e nuk e kanë për turp të përdorin fjalorin më të ulët për cilindo e cilëndo, ndërsa kur flasin për Sali Berishën drjetojnë trupin, ngrenë lart kokën, dhe thonë “Zoti Berisha” dhe as guxojnë t’i kujtojnë sarajet në Gjirin e Lalëzit, zyrën luksoze në kullën më të bukur të Tiranës, shtëpinë në lagjen më të pasur të kryeqytetit, firmat për të bërë milionerë djalin e vajzën. Për shumë gazetarë, analistë, politikanë, gjykatës, prokurorë, policë, Berisha “opozitar” është frikshmërisht i paprekshëm. As me frymën e fjalës. Siç janë të paprekshme pasuritë e jashtëzakonshme të tij, ndërsa e dëgjojnë të delirojë dhe e admirojnë për protesta kundër varfërisë.

Prandaj, sa herë një amerikan, që komplekset ndaj diktatorucëve dhe delireve të tyre të madhështisë, i ka hedhur me kohë në oqean, flet hapur dhe qartë për Berishën dhe bëmat e tij që i dinë mirë të gjithë, këto fjalë shndërrohen në paqe, në harmoni dhe muzikë.

U shtofshin sa më shumë, sa më bukur e sa më qartë këto fjalë!

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lana: 27/10/2022 06:48

    Mezi presim qe te tilla thirrje te shtohen dhe shohim Berishen pas hekurave. Si nje prej monstrave te komunizmit qe kapi per disa kohe shtetin e Shqiperise. Dhe aq bukur e keni kapur elementin e delirit te madheshtise sa SPAK nuk ka pse presi as nga SHABA as nga BEja, por sa me pare te ngreje akuze per kryedeliristin e madheshtise dhe te fundit e komunisteve monstra Edi Rama. Dhe te marre fund shtetkapja e vendit nga keto shtojca te kota por te liga te bashkepunimit njerzor. Artikull me vend. Me shume shkruani ne kete drejtim.

    Përgjigju
  • tanu: 26/10/2022 09:25

    SALI BERISHA DHE ILIR META DUHEN VARUR PER KRIMET DHE VJEDHJET QE I KANE BERE SHQIPTAREVE...kur do vije ajo dite ,,kemi 10 vjet qe presim...

    Përgjigju
  • KASEM AGA: 25/10/2022 20:14

    Respekt për Alba Malltezin për shkrimin e qart të thjesht e të vërtet. Të gjith kto wc që jan kaq servil e byth lëpirës jan kshu se marin lek nga hajduti kriminel Sali bajga. Se kto lloi vemjesh vrasin dhe nënën e tyre për lek e për njëçik pozit. Me një fjal jan gjith flliqësirat tabori Salhe wc.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?