Edi Rama, Ilir Meta dhe Lulzim Basha

Ja pse më argëton shumë ky ‘debat’ për reformën...

19 Dhjetor 2018, 09:03| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 09:06

  • Share

Më argëton shumë ky gjoja debati i partive të mëdha për Reformën Zgjedhore. Sidomos ajo pjesa kur e tregojnë me gisht dhe bëjnë sikur do t'i nxjerrin sytë njëra-tjetrës.

Është një betejë "e ashpër" që ka nisur në vitin 2015, por që nuk mbaron asnjëherë, se vijnë shumë shpejt votimet në Shqipëri.

Në fakt, është e vetmja gjë në këtë botë, për të cilën të tre kryetarët e mëdhenj bien plotësisht dakord edhe duke mos folur kurrë me shoshoqin.

Me shumë gjasa nuk do të mbyllet as këtë radhë dhe mos u çudisni po të dëgjoni më vonë që reformë nuk pati për të respektuar protestën e studentëve. Njësoj si kthimi triumfalist në parlament këtë javë, fiks pas 6 muajsh bojkotimi heroik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?