Ja pse i bëjmë 100 herë analizat

10 Janar 2014, 14:24| Përditesimi:

  • Share
TIRANË - Mjaft pacientë shqiptarë detyrohen që të bëjnë disa herë nje analizë, pasi laboratorët japin përgjigje të ndryshme. 

Për ekspertët e kësaj fushe, arsyeja e vetme se përse e njëjta mostër jap rezultate të ndryshme lidhet me mënyrën e marrjes së analizës, cilësinë e kiteve apo reagentëve, por edhe me mënyrën e leximit të rezultatit. 

“Po i kam, bërë 100 herë analizat sepse njëri më thotë kështu e tjetri ashtu. Asnjëherë nuk janë njësoj dhe të sakta” thotë mamaja e një fëmije, të cilën e mban në krah në pritje të konsultës me mjekët në QSUT.

Një tjetër pacient i ardhur nga Durrësi tregon se në qytetin bregdetar i kishte ndodhur të bënte disa herë analizat, por me shërbimin në QSUT është i kënaqur.

Por këto dy raste nuk janë të vetmet. Mjaft pacientë shqiptarë janë të detyruar që të bëjnë disa herë një ekzaminim për të shkuar te përgjigja e saktë. Për mjekët biologë ky ndryshim i rezultatit ka të bëjë me një sërë faktorësh.

Ekspertët e ekzaminimeve laboratorike na shpjegojnë se për të qenë i saktë rezultati nuk duhet neglizhuar asnjë hallkë, që nga marrja e gjakut e deri tek leximi i drejtë i rezultatit.

Ekspertët e fushës shpjegojnë se mjekësia edhe në këtë drejtim ka ecur shumë, por ata kërkojnë që kontrollet e institucioneve shëndetësore mbi çdo lloj laboratori, privat apo publik, të jetë më i rreptë.



(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?