Ja moda e kostumeve të banjos për vitin 2014
 

17 Korrik 2014, 18:21| Përditesimi:

  • Share
Koleksionet pranverë-verë/2014 kanë treguar që bikinit nuk janë më koherente me modën.

Mbi pasarelë dhe në plazhe janë preferuar që të vishen kostumet e banjos nga femrat më të famshme të showbizit.

Modelja Abbey Clancy shihet të ketë veshur në plazh në Miami një kostum të zi të mbyllur deri tek qafa.

abbey clancy

Janë rikthyer edhe kostumet me zinxhirë të Tom Hilfiger të cilin e ka preferuar modelja Australiane në plazhin e Miamit, Jessica Hart. Kostumet e banjos me rrip në mes dhe kryesisht ngjyrë ari nuk mbeten pas dhe këtë e ka preferuar Kim Kardashian.

Kostumet me V të hapur tek gjoksi janë rikthyer nga modelja Ines Sastre e cila i ka veshur në plazhin e Marbellas.

Kostumet me krahë të gjata në plazh janë rikthyer nga Serena Williams.
Redaksia online
(g.m/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?