Beniada Nishani dhe Blerti Hajdari

Ja me cilin banor të “BBV” bëjnë tifo Beniada dhe partneri i saj, vëllezërit Hajdari në kundërshtim me njëri-tjetrin

13 Janar 2023, 15:42| Përditesimi: 13 Janar 2023, 15:46

  • Share

Beniada Nishani, një nga personat më të dashur të edicionit të kaluar, duket se po pozicionohet në kampin e Luizit, së bashku me të edhe partneri i saj.  Përmes një postimi në story ku duket këngëtari Luiz Ejlli që mban një batanije për të ndihmuar Kiarën teksa ndërrohet, Beniada shkrun në postimin e saj: “Të Dua”

Vëllezërit Hajdari janë në kundërshtim me njëri-tjetrin përsa i përket një personazhi shume dinamik dhe të përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother Vip” siç është Luizi. Arbër Hajdari, opinionisti i spektaklit duket se nuk është shprehur suportues për lojën e Luizit, ndërkohë që vëllai i tij dhe partneri i një tjetër banoreje të BBVA të sezonit të kaluar, Beniadës, e preferon Luizin si personazh dhe e mbështet në lojën e tij.

Le të themi se familjes Hajdari nuk u përputhen mendimet kur vjen puna tek Big Brother VIP Albania. Duket se dy Vellezërit Blerti dhe Arbëri nuk ndajnë të njëjtat mendime për personazhin e Luizit bazuar kjo në qëndrimin e këtij të fundit gjatë emisionit të së martës. Por a i ka ndryshuar opinion për Luizin këto ditë Arbër Hajdarit, opinionisti të BBV2? Kjo mbetet të shihet në emisionin e së shtunës. Deri atëherë dimë vetëm se Beniada dhe partneri i saj janë #meluizin

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?