Ja lista me shpendët e egër që
rrezikojnë të zhduken në vend

25 Prill 2016, 21:27| Përditesimi:

  • Share
Ministria e Mjedisit ka publikuar këtë të hënë në fletoren zyrtare një listë me llojet e shpendëve të egër që rrezikojnë të zhduken dhe për të cilët kërkohet një kujdesje e veçantë nga ana e institucioneve përgjegjëse të mjedisit.

Në listën e publikuar në Fletoren Zyrtare janë rreth 300 lloje shpendësh të egër, një pjesë e të cilëve tashmë janë zhdukur nga fauna e egër në Shqipëri.

Mes shpendëve që kërkojnë një kujdesje të veçantë janë disa lloje shqiponjash, si Shqiponja Peshkngrënëse, Shqiponja e detit, Shqiponja Gjarpërngrënëse e Shqiponja e Maleve.

Ndërkohë që dy lloje shqiponjash si Shqiponja Perandorake dhe Shqiponja Spanjolle Perandorake tashmë janë zhdukur.
 
Po ashtu disa nga shpendët që janë pjesë e listës janë edhe Shkabat, Dallëndyshet, Thëllëzat e Pëllumbat. Nga llojet e Shkabave, tashmë rezulton të jetë zhdukur ai i Shkabës së Zezë.

Po ashtu në këtë listë është i përfshirë edhe Pelikani Kaçurel, apo Pelikani Rosë. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?