Foto ilustruese

Ja kur nis regjistrimi në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës/ Dokumentet që ju duhen

2 Qershor 2020, 10:22| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 10:29

  • Share

TIRANË- Bashkia e Tiranës njofton datat se kur do të bëhet regjistrimi në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Duke filluar nga data  22 qershor e deri në datën 26 Qershor 2020 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve.

Prindërit të cilët duan të regjistrojnë fëmijët e tyre duhet të kenë dokumentet si më poshtë:
- Çertifikatë personale dhe familjare e fëmijës.
- Vërtetim me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve)
- Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për individin nga portali zyrtar e-albania.

Këto dokumente janë lehtësisht të aksesueshme në portalin e-albania. Ndërsa familjet në nevojë, për regjistrimin e fëmijëve të tyre në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës do u duhet dokumentacioni sipas kategorive, si më poshtë.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?