Virusi i ri që ka shkaktuar deri tani 107 viktima ndërkohë ka kapërcyer edhe kufijtë e Kinēs.
Raste të infeksionit janë raportuar në 24 orët e fundit në Tajlandë dhe Hong Kong.
Pesë raste të tjera janë regjistruar në SHBA aq sa dhe në Australi, Tajvan dhe Macao; katër në Japoni, Singapor dhe Malajzi; tre në Francë dhe Korenë e Jugut, dy në Vietnam, një në Kanada dhe Nepal.
Në Europë, pas tre rasteve në Francë edhe Gjermania ka njoftuar për një rast të infektuar me virusin e ri në juglindje të Bavarisë.
Berlini gjithashtu po konsideron mundësinë e një "evakuimi të mundshëm" të qytetarëve të tij nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e virusit.
Më poshtë paraqiten disa harta ku dallohen vendet e prekura nga infeksioni i virusit
https://gisanddata.maps.arcgis.com/apps/opsdashboard/index.html#/bda7594740fd40299423467b48e9ecf6
Lajmi kryesor: