Ja cilat janë ushqimet që përmirësojnë jetën seksuale

16 Janar 2014, 12:52| Përditesimi:

  • Share
Janë zbuluar disa lloje produktesh ushqimore të cilat stimulojnë jetën seksuale në çift si për burrat ashtu edhe për gratë.

Për të shtuar më tepër performancën seksuale përdoren shpesh edhe ilaçe të ndryshme të cilat janë më pak të këshillueshme sesa nevoja për të ditur cilat ushqime duhet të konsumojmë.

Ushqimet si borziloku, tërshëra, avocado, shalqiri, hurdhra, çokollata e zezë, vanilja, panxhari, vanilja, specat djegës, bajamet dhe gjalpi i kikirikut përmbajnë enzima që rrisin qarkullimin dhe stimulimin e hormoneve, duke premtuar për një marrëdhënie të mirë seksuale.

Shalqiri
Kur shalqiri u përmend si rastësisht tek filmi i famshëm “Dirty Dancing”, personazhi kryesor ndoshta nuk ishte i vetëdijshëm për potencën seksuale të frutës. Si lëkura ashtu edhe brendësia e shalqirit përmbajnë një aminoacid që hap enët e gjakut dhe rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale, me një fuqi të ngjashme me Viagrën.
shalqiri

Hudhra
Nuk është produkti ideal me të cilin mund të shkosh lirshëm në shtrat, por përdorimi i saj mund të ndikojë shumë në aktin seksual. Hudhra përmban alicin, një substancë që rrit qarkullimin e gjakut në organet seksuale. Sigurohuni që hudhrën ta përdorni të copëtuar, pasi kur pritet, hudhra jep efektin e duhur.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë ka nivelin më të lartë të kakaos, shkakton ngacmime seksuale kurdo dhe përmban një mori komponentësh si fenileflamina, e cila quhet ndryshe “dashuria kimike”. Gjatë ngrënies së çokollatës çlirohet vitaminë në tru, duke rritur motivimin dhe kënaqësinë. Një studim i “Journal of Sexual Medicine” zbuloi se femrat që hanin qoftë edhe një copë të vogël çokollate çdo ditë, kishin një aktivitet më të lartë seksual sesa ato që nuk e përdornin.

Vanilja
Herën tjetër që do ndiheni fajtor për përdorimin e tepruar të akullores me vanilje, mendojini dhe një herë mrekullitë që mund të bëjë kjo shije në jetën tuaj seksuale. Nuk është shumë e pëlqyeshme vetëm aroma e fuqishme e vaniljes, por ajo ndihmon edhe sistemin nervor qendror, duke stimuluar trupin.

Bajamet
Lajthitë zakonisht janë të njohura për nivelet e larta të yndyrës, që është çelësi për prodhimin e hormoneve të nevojshme për një jetë të shëndetshme seksuale. Nga ana tjetër, bajamet janë edhe më të mira. Studimet tregojnë se aroma e tyre i ndez femrat. Në përmbajtje të bajameve është një lloj aminoacidi i quajtur arginine, që ndihmon hapjen e enëve të gjakut dhe rritjen e potencialit seksual mashkullor.
bajamet

Panxhari
Romakët e lashtë e kanë përdorur panxharin për të përmirësuar aktivitetin seksual dhe cilësitë e tyre epshndjellëse. Panxhari përmban tritofan, një lëndë kimike që kontribuon në mirëqenien e njeriut. Panxhari shquhet për nivele të larta të mineralit bor, që është i lidhur direkt me prodhimin e hormoneve seksuale.
 
Borziloku
Aroma e borzilokut e përdorur nga femrat në formë kremrash, ka qenë prej kohësh e lidhur me tërheqjen seksuale të meshkujve. Pavarësisht së në kohët e sotme, përdorimi i tij nuk është shumë i përhapur, fakt mbetet që borziloku nxit epshin dhe tërheqjen seksuale, e përforcuar edhe nga aroma e tij natyrale.

Tërshëra
Tërshëra ka efekte magjike në lidhje me zgjimin e seksualitetit. Kërkuesit kanë zbuluar se tërshëra ndihmon zhbllokimin e prodhimit të testosteroneve në trup. Në raste të shumta është reklamuar përdorimi i tërshërës në vaktet e mëngjesit, duke shpjeguar se bën mrekulli në zgjimin seksual.
tershera

Avokado
Forma e avokados nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetërimet e shekujve të mëparshëm, si për shembull nga aztekët, të cilët pemën e avokados e quanin “pema testikul”. Kjo frutë është e pasur me vitaminën B6, e cila ndihmon në shtimin e dëshirës seksuale te meshkujt dhe është e pasur me kalcium që rregullon gjëndrat e tiroideve te femrat. Avokado përmban gjithashtu një lloj acidi, i cili bën mirë për zemrën dhe shton energjinë.

Gjalpi i kikirikut
Lajmi i mirë për njerëzit që e pëlqejnë gjalpin e kikirikut është ai ka yndyra organike bimore, të cilat absorbohen lehtë nga organizmi. Gjalpi i kikirikut rrit dopaminën dhe epshin te femrat. Herën tjetër që do ta konsumoni, sigurohuni që të merrni pak më shumë.

Specat djegës
Ka një arsye përse specat djegës janë të lidhur prej kohësh me jetën aktive seksuale. Shija pikante vjen si pasojë e përmbajtjes së shumtë të kapsaicinës, një lëndë kimike që të sjell në humor dhe rrit qarkullimin e gjakut në zemër. Specat djegës stimulojnë edhe qetësimin nervor. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?