Ja cilat janë 4 ushqimet që
na bëjnë pis dhëmbët

19 Dhjetor 2013, 12:32| Përditesimi:

  • Share
Shpeshherë pas çdo vakti është e rekomandueshme që të lahen dhëmbët për shkak të grimcave që ushqime të ndryshme përmbajnë.

Disa prej tyre, përmbajnë acide dhe ngjyrues, çka lë shenja në dhëmbë.

Ja cilat janë disa prej këtyre ushqimeve:
 
1- Vera e kuqe është një prej tyre. Ajo përmban disa elementë dominues që lënë gjurmë në dhëmbë.

2- Kafeja lë disa njolla të dukshme për shkak të ngjyrës së errët që ka. Për të zbehur disi këtë efekt të saj, hidhini pak qumësht kafesë për të zbutur ngjyrën e errët të saj.

3- Karamelet dhe ëmbëlsirat kanë përmbajtje të ngjyruesve dhe kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ngjyrën e dhëmbëve duke lënë shenja.

4- Pijet me gaz bëjnë të mundur zverdhjen e dhëmbëve për shkak të acideve që përmbajnë.


(v.gj/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?