Bota

Ja çfarë opsioni do t'i shtohet medias sociale TikTok

5 Gusht 2021, 10:13| Përditesimi: 5 Gusht 2021, 10:14

  • Share

TikTok aplikacioni që ka marrë zemrën e të rinjve shqiptar dhe të gjithë botës do të sjell një opsion të ri. E vetmja media sociale që nuk ka një opsion për story, ka nisur eksperimentin për versionin e ri.

Lajmi është bërë me dije nga themeluesi i Geekout, Matt Navarro, si edhe nga një zëdhënës i TikTok. Opsioni i ri do të ndjekë të njëjtin parim duke i lejuar përdoruesit të postojnë foto dhe video 24-orëshe para se të fshihen automatikisht.

Pas Instagram-it, Facebook-ut, Whatsapp-it, Twitter-it, Pinterest-it, Linkedin-it, tashmë edhe Tik Tok do të ketë Story. Testimi i platformës për versionin e ri po kryhet në disa vende periferike të SHBA-së.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?