Ja 10-vjeçari me paralizë cerebrale
 që nisi të ecë falë qenit të tij

25 Prill 2016, 17:56| Përditesimi:

  • Share
Prej një viti një fëmijë 10 vjeç dhe një qen janë të pandashëm. Qëndrojnë gjithmonë bashkë dhe nëse vogëlushi arrin të hedh disa hapa, është pikërisht falë ndihmës së qenit të tij të quajtur Wendy.
 
Kjo është historia prekëse e 10-vjeçarit Hunter Van Brocklin, nga Maine në New England të SHBA-së i cili pësoi një paralizë cerebrale kur ishte 2 vjeç dhe i operuar së fundmi në mënyrë që të ecte sërish.

hunter dhe wendy
 
Me Wendy, djali frekuenton klasën e katërt, merr pjesë në ekskursione dhe  dhe ëndërron që një ditë të ngjitet në malin Everest.
 
"Është bukur t'i shohësh të rriten së bashku", ka thënë e ëma e fëmijës, një fizioterapiste 36-vjeçare sipas së cilës për fëmijën është sikur të ketë një prind më shumë.

femija dhe qeni
 
 “Wendy nuk ia heq sytë për asnjë moment, as edhe natën kur ai fle gjumë,' ka treguar gruaja duke përshkruar miqësinë e bukur mes fëmijës së saj dhe qenit.
 
Vetë Hunter ka thënë se e do shumë Wendy pasi e ndihmon të ecë."E kam shumë të vështirë të eci vetëm, por me të përkrah rrëzohem më pak", ka shpjeguar 10-vjeçari.

Sipas mjekëve do të duhen edhe 10 vite të tjera që Hunter të mund të ec normalisht.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?