Izraeli sulmon Sirinë, të paktën 38 viktima në Aleppo! Netanyahu: ‘Ok’ bisedimeve për armëpushim në Katar

29 Mars, 18:00| Përditesimi: 29 Mars, 21:04

  • Share

Të paktën 38 anëtarë të forcave qeveritare siriane janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në provincën veriore të Aleppos.

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se sulmet ajrore izraelite, që ndodhën në orët e para të së premtes, kishin shënjestruar një depo armësh që i përkiste grupit militant libanez, Hezbollah – që mbështetet nga Irani – në zonën Xhibrin, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Alepos.

Kreu i vëzhguesit sirian, Rami Abdel Rahman, tha se bombardimet izraelite po ashtu shënjestruan disa fabrika në al-Safira, dhe shpërthime janë dëgjuar edhe në perëndim të Alepos. Ai tha se shpërthime po ndodhin ende në Siri, duke shtuar se numri i viktimave pritet të rritet pasi shumë nga të plagosurit kanë pësuar lëndime serioze. Izraeli ka kryer rreth 26 sulme në Siri që nga fillimi i vitit , ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve në Siri, SANA, duke cituar burime në ushtri, tha se sulmi ka lënë të vrarë dhe të plagosur civilë si dhe personel ushtarak.

Po ashtu, të enjten mbrëma, milicitë proiraniane u sulmuan nga Izraeli afër Damaskut, ku u vra një person dheu plagosën pesë të tjerë, tha grupi monitorues.

Sulmet izraelite në Siri janë intensifikuar që kur ka nisur lufta në Gazë më 7 tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka dhënë konfirmimin për nisjen e një raundi të dytë bisedimesh me Hamasin në Doha të Katarit.

Ora 20:54
Washington Post: Biden miraton 25 avionë F-35 dhe mijëra bomba për Izraelin

1711742660_JoeBiden.JPG

Pavarësisht një përçarjeje në rritje me qeverinë izraelite dhe shqetësimeve për një ofensivë ushtarake në Rafah, administrata Biden ka autorizuar transferimin e miliarda dollarëve në bomba dhe avionë luftarakë për shtetin hebre ditët  e fundit.

Kështu shkruan Washington Post.

Paketat e reja përfshijnë 25 avionë F-35 për 2.5 miliardë dollarë dhe më shumë se 1800 bomba MK84 dhe 500 bomba MK82, sipas zyrtarëve të Pentagonit dhe Departamentit të Shtetit.

Bombat MK84 kanë qenë të lidhura me ngjarje të mëparshme gjatë fushatës ushtarake në Gaza ku mbetën të vrarë shumë viktima

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 30/03/2024 08:40

    Keshtu do te bej paqe amerika duke derguar bomba ? Shteti me qelbesire ne bote do zoti ti kthehen per koke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?