Zv. ministri i Jashtëm i Izraelit dhe ministrja e Jashtme e vendit tonë

Izraeli ofron ndihmë kibernetike për Shqipërinë pas prishjes së marrëdhënieve me Iranin: Do vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin

13 Shtator 2022, 17:13| Përditesimi: 13 Shtator 2022, 17:17

  • Share

Izraeli ka ofruar ndihmë kibernetike pas vendimit të Shqipërisë për prishjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin pas hackerimit.  Në një takim me ministren e jashtme, Olta Xhaçka zv. Ministri i jashtëm i Izraelit, Idan Roll ka shprehur vlerësimin e Izraelit për këtë vendim të vendit tonë si dhe ka ofruar ndihmë dhe përvojë për mbrojtje nga sulme kibernetike.

Kam folur me ministren e jashtme shqiptare @Xhacka_Olta në ‘#ShapingFFP’ . Unë shpreha vlerësimin e Izraelit për vendimin e Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet e saj diplomatike me Iranin dhe ofrova të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë në mbrojtjen kibernetike. Ne do të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin ndërmjet Izrael dhe Shqipëri.- thuhej në Twitterin e zv.minitrit të jashtëm të Izraelit. 

Kjo ndihmë nga Izraeli vjen pasi sistemi TIMS në vendin tonë u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, siç vetë Rama e bëri të ditur, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?