Ushtria izraelite në Gaza
Ushtria izraelite tha mbrëmjen e djeshme (20 Dhjetor) se kishte zbuluar një qendër kryesore komanduese të Hamasit në zemër të qytetit të Gazës, duke i dhënë atë që ajo e përshkroi si një goditje të madhe për grupin militant islamik.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), kundëradmirali Daniel Hagari, shpjegoi se ushtria ka identifikuar thelbin e një rrjeti të gjerë nëntokësor të përdorur nga Hamasi për të lëvizur armë, militantë dhe furnizime në të gjithë Rripin e Gazës.
"Të gjithë e përdornin këtë infrastrukturë rregullisht, gjatë emergjencave, madje edhe në fillim të luftës më 7 tetor", tha Hagari, duke shtuar se tunele të tilla shtriheshin në të gjithë Gazën dhe në spitalet kryesore.
Zëdhënësi i IDF-së tregoi gjithashtu se Izraeli po redukton operacionet e tij në Rripin verior, duke shpjeguar se ushtria është zhvendosur në bastionin e fundit të Hamasit në qytetin e Gazës: lagjen Tufah.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi: Nuk ka marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve nëse lufta nuk përfundon! OKB: Rreth 570 mijë njerëz në Gaza po vdesin nga uria
S.S/ReportTv.al