Kabineti izraelit i luftës

Izrael, kabineti i luftës: diskutohet një përgjigje e dhimbshme ndaj Iranit , por që nuk shkakton një luftë rajonale.

15 Prill, 18:12| Përditesimi: 15 Prill, 18:14

  • Share

Kabineti izraelit i luftës përfundoi takimin e tij për Iranin.

Sipas Channel 12 TV, në këtë takim u diskutuan "disa opsione",  ku secila prej  tyre përfaqëson "një kundërpërgjigje të dhimbshme" ndaj sulmit të Teheranit, por pa shkaktuar "një luftë rajonale".

 Po nga i njëjti burim, thuhet se synimi është të zgjidhet një opsion që “nuk është i bllokuar nga SHBA”.

Ndërkohë që nga ana tjetër raportimet e mediave thonë se Kabineti i luftës do të mblidhet sërish nesër.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?