Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit, prefekti i qarkut: Jemi në mbyllje të operacionit, ka mbetur vetëm një vatër aktive

23 Gusht 2023, 13:13| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 13:16

  • Share

 

Pas ndërhyrjes nga toka dhe ajri, situata me zjarret në qytetin e Laçit duket se është stabilizuar. Momentalisht ka mbetur vetëm një vatër aktive zjarri, në periferi të qytetit, e cila është drejt shuarjes.

Prefekti i Qarkut Lezhë, Gjergj Prendi, deklaron se operacioni për shuarjen e flakëve që mbuluan kurorën e gjelbër të qytetit të Laçit, ditën e djeshme është drejt përfundimit.

“Momentalisht, situata me zjarrin është stabilizuar është vetëm një vatër e vogël aktive zjarri në periferi të Laçit, ku 60 forcat të ushtrisë po punojnë për shuarjen e flakëve. Sot nuk ka qenë e nevojshme ndërhyrja me helikopterë nga ajri dhe jemi në mbyllje të operacionit”, u shpreh Prendi.

Prendi tha se situata me të cilën u përballen dje forcat zjarrfikësve ishte mjaft e vështirë, por me ndihmën e strukturave shtetërore u bë e mundur shuarja e flakëve.

 “Dje kemi kaluar një situatë goxha të vështirë, ishte një zjarr i rendë në pyllin me pisha dhe shkurre në kurorën e qytetit të Laçit, ku u rrezikuan shumë biznese, banesa dhe vetë objekti i kultit, Kisha e Shna Ndout por me masat e marra nga të gjitha strukturat shtetërore dhe shumë forcave e mjeteve zjarrfikëse u realizua me sukses operacioni për shuarjen e flakëve”, tha Prendi.


Lajmi kryesor:

Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit, vetëm 1 vatër aktive! 93 ha tokë e djegur, helikopteri bëri 45 fluturime


M.T//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?