Foto nga hoteli në qytetin e Pragës

Izolohen dhe trajtohen në hotel luksoz të pastrehët që ‘luftojnë’ me COVID-19 në Çeki

23 Mars 2021, 08:32| Përditesimi: 23 Mars 2021, 08:36

  • Share

Çeki- Në kohë pandemie, nëse infektohesh me COVID-19, izolimi është i domosdoshëm, por a keni dëgjuar ndonjëherë një hotel luksoz të shndërrohet në një “spital COVID”?

Bashkia e Pragës, në Çeki ka marrë me qira një hotel luksoz ku njerëzit e pastrehë të cilët infektohen me COVID-19, mund të qëndrojnë aty për tu trajtuar.

Zëvendës drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Sociale të qytetit, Ludmila Tomesova tha se në dispozicion të të infektuarve janë mjekë të cilët kujdesen për shërimin e tyre, tre vakte të plota dhe pajisje elektronike.

“Hoteli ka vizitor edhe nëse nuk janë ata standardët, ai është plotë gjatë gjithë kohët”, tha ajo.

Hoteli me 4 yje ndodhet në qendër të Pragës dhe ka strehuar rreth 250 pacientë me COVID-19 prej nëntorit.

“Është hera e parë në jetën time që kam qenë në një hotel si ky”, tha një ndër të infektuarit.

Republika Çeke është një ndër vendet më të goditura sa i përket pandemisë, ku tashmë numri total i infektimeve është 1.7 milionë, ndërsa ai i viktimave ka shkuar afërsisht 25 mijë në të gjitha vendin gjatë gjithë pandemisë.

Për nga shkalla e infektimeve për frymë gjatë javës së kaluar Republika Çeke ishte e 3 në botë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?