Izolohen 600 banorë, rrëshqitja e dherave bllokon rrugën e fshatit Probat në Elbasan! Bashkia dërgoi një fadromë për ta hapur por dëmtohet gjatë punës

17 Prill 2022, 08:13| Përditesimi: 17 Prill 2022, 08:18

  • Share

Rrëshqitja e dheut rreth një javë më parë si pasojë e reshjeve të shiut, bëri që e vetmja rrugë që lidh fshatin Probat me Elbasanin të bllokohej, e për pasojë rreth 600 banorë të këtij fshati të mbesin të izoluar. Bashkia e Elbasanit dërgoi fadromën për të hapur rrugën, por sapo nisi punën, makineria u dëmtua.

Banorët thonë se nuk është hera e parë që përballen me këtë situatë, ndërsa në të gjitha rastet rruga është hapur nga vetë ata.

“Ajo dëmtohet vit për vit. Sivjet u dëmtua më shumë. Ka lëvizje sa herë kjo rrugë. Nuk ka asfalt. Furgonat deri këtu vijnë, dhe ndalojnë”, tha një banor.

“Shumë e vështirë është, por çfarë të bësh. Vështirësi e madhe”, tregoi një banore.

“Asnjëherë nuk është bërë. Projekti për rrugën u bë, por nuk u zbatua. Në prag të votimeve ka pasur pretendime. Kanë ngelur vetëm pleqtë. Shumë e vështirë”, përfundoi një tjetër.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme pasi rruga për ta është jetike, por ende nuk ka informacion se kur do të nisë puna.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?